“Mbrojtja e Shkodrës âsht nji prej ngjarjeve kryesore historike, qi na nderon. Na nderon, sepse, këtu, anmikut i âsht dhanun nji pushkë e fortë ma tepër se kudo. Dhe nji pjesë e madhe e kësaj ndere i kushtohet Esat Pashë Toptanit.

Fillim e mbarim, aj ndodhi në kët luftë. Dhe prej datës 8/10/1912 e deri më datën 25/4/1913, Shkodrën e mbrojti burrnisht e trimnisht, pa iu përulun qepallat e synit. E pruejti me zjarm e me flakë. E pruejti me bukë e pa bukë. E vazhdoi përleshjen me mjete të pakta, të cillat nuk krahasoheshin me ato t’anmiqve. Ka shkue ballë në ballë e llogor në llogor. Ka pushkatue edhe ushtarë qi ishin rebelue nga unësíja (urija). Ka veprue, me plot vetmohim, si i kishte hije derës së Karl Topis, aleat i Heroit Kombtar. Ka veprue si i kishte hije Esat Pashë Toptanit vetë.

Jo vetëm sa ishte gjallë Hasan Riza Pasha; por, edhe mbas vdekjes së tij, Esat Pashë Toptani, tu’e marrun komandën vetë në dorë, e ka pruejtun Shkodrën në mënyrë të shkëlqyeshme. Deri sa iu shterrën mundësinat”.

error: Content is protected !!