(Pjesë nga debati midis Naxhije Dumes dhe Dushan Mugoshës)

Flet shoqja Naxhija:

Rrethi i Korçës ka më shumë se 20 çeta, por nuk kanë bërë aktivitet. Mos aktiviteti i tyre ka bërë që ato të sulmohen nga armiku. Çetat e Korçës nuk veprojnë pse më duket se natyra e popullit aty nuk është luftëtare, edhe shokët janë pak kështu. I kam vur mend që edhe rinija nuk ka shpirt lufte. Aty interesohen më shumë për politikën e jashtme se sa të brendshme, aty nuk njifet epopeja e Vlorës. Unë kam frikë se Balli aty do forcohet.

Në Korçë është thye konspiracioni, dynjaja vete në çeta si me shkue në dasëm.

Në çetat tona nuk bëhet edukatë; aty humbet koha fare kot. Nuk ka agjitator të mirë. Nuk urrehes sa duhet okupatori.

Nuk jam e mendimit të që të venë shoqet ndër çeta pse partizanët nuk janë ngritë aq shumë moralisht.

Shokët neë mes të tyre nuk venë mirë në çeta, ziren shoq me shoq. Më duket se nuk bëhet aq sa duhet autokritikë. Nuk duhet që komandantët të vishen mirë dheë të tjerët të rrinë gris.

Flet Dushani: “Shoqja e ka pa vetëm nga një anë punën, vetëm nga ana negative.

Komunistët nuk mund ta bëjnë vetëm revolucjonin ose luftën. Në këtë luftë është i interesuem i tanë populli, me përjashtime të pakta. Na duhet ta prijmë popullin. Për me muj me u bashkue me nacionalistët duhet me njoftë mirë vijën e luftën nacional-clirimtare. Mos njoftunia e kësaj gjëje na bën të bajmë gabime. Këtë luftë e kemi fillue me ceta të vogla. Me këto ceta nuk e dëbojmë dot armikun. Rreth këtune duhet me mbledh popullin, me formue ushtrinë. Puna e trimnisë nuk jepet me krahina, aty ku luftohet, aty ka trimni. Parashtrova çështjen e rinisë pse rinia ashtë qind për qind me luftën …

error: Content is protected !!