1. Rauf Fico: Z. Kryetar! Pa hy na bisedimin e rendit të ditës, dua të bëj një proponim. Me hidhërim muarmë vesh se ish – kryetari i Shteteve të Bashkuara t’ Amerikës W. Willson vdiq. Duke marrë parasysh shërbimet e mëdha që i ka bërë Shqipërisë, proponon të bëhen 5 minuta pushim si shenjë hidërimi, edhe t’i hiqet nji  telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit. Pranohet.

Bëhen 5 minuta pushim dhe pas 5 minutash mbledhja mbështillet prapë.

Para se të fillonin bisedimet, u bë një propozim për të mbajtur 5 minuta edhe për Leninin. Pati ilaritet në sallë, madje Eqrem Vlora tha: “Për nderin e kaqë mijë shpirtërave që theri me duar të tija”.

Ali Këlcyra, propozoi të mbaheshin 5 minuta pushim për ata që kanë derdhur gjakun për krijimin e Shqipërisë e që këtë tokë e kanë vaditur me gjakun e  tyre. Ai përmendi Vani Cico Kosturin të cilit i ishin vrarë i biri dhe nipi dhe kërkoi t’i hiqej një telegram familjes së tij.

error: Content is protected !!