Në 21 mars 1923 u bisedua për një projektligj të komisionit të financave që i jepte Këshillit të Naltë të Kishës Ortodokse Autoqefale shumën 50000 Fr. Ari si hua për një periudhë dy vjeçare. Huaja jepej pa kamatë, por në qoftë se nuk shlyehej brenda afatit, fillonte kamata.

I pari foli Visar Xhuvani i cili propozoi që të zgjatej koha e kamatës , nëse nuk ishte e mundur të jepëj si dhuratë.
Sejfi Vllamasi propozoi që kjo shumë të bëhej si dhuratë.

Koço Tasi, teoricien i klasit të parë në jurisprudenvcë, theksoi se “që të falet një gjë, lypset të ketë një sebep. Sebepi i parë është që ay që merr faljen, të mos ketë. Për këtë sebep nuk lypset bërë falja, se Kisha autoqefale mund të ketë të ardhura. Unë jam i mendimit që të mos hapim të tilla porta se do të na dali punë më pastaj.
E dyta, nuk mund të bëhet falja, pa na ardhur nga qeverija me shkresë se na nuk e dimë gjendjen financiare tonën…”

Ibrahim Xhindi ishte për dhënien e huas por shtoi se kamata te shlyehej për një kohë të gjatë. Sipas tij, po të bënin faljen do t’u kërkonin edhe myslimanët e katolikët.

AI që kishte ndikim në të tilla raste ishte Ali Këlcyra, një teoricien i njohur ky si dhe Koço Tasi. Si e rrahu mirë e mirë çështjen në planin teorik e historik,Kelcyra tha: “mua për veten time, jo 50000 Fr., po sikur të ishin më tepër, do të më dukeshin pak për këtë indstitucion”.
Por ekuilibrin e prishi Stavro Vinjau, edhe ky jurist. Ai ishte kundër faljes së huasë dhe e argumetoi se “nga këto na lejnë ngatërresa e lind edhe rivaliteti autoritativ në mes të tynë e Shtetit”.
Mehdi Frashëri, antar i komisionit të Financës, tha se “Kishën kombëtare shqiptare ne duhet ta ndihmojmë”.

Natyrisht që “vulën” do ta vinte Kryeministri, Ahmet Zogu, i cili, midis të tjerash tha: “ Asht e ditun se këto do të jepen jashtë buxhetit, edhe një shumë prej 50.000 – nuk janë nji gjë e madhe.
Qeveria pra me gëzim e pranon dëshirën e komisionit të financave, qi kjo shumë t’i dhurohet Këshillit të Naltë të Kishës autoqefale ortodokse”.

error: Content is protected !!