Në kohën e Perandorisë Osmane, shqiptarët i gjeje në tërë hapsirat e saj, madje në pozita shumë të rëndësishme. Në Qipro, p.sh., kadi i përgjithshëm ishte një shqiptar, po kështu një ndër mësuesit më të mirë në ishull ishte shqiptari Leonidha Naço. Kudo që ndodheshin, ata e mbronin njëri tjetrin. Ja çfarë ka shkruajtur Naço në kujtimet e tij:

“Një tjatër veprim timi në Larnaka që ka të bënjë me çështjen tonë kombëtare është ky: Të premten e madhe të Pashkëve të 1900, kishte ardhur atje i dërguar prej Esat Pasha Toptanit, që të vriste vrasësin e Gani beut në Stamboll, Odhise Kasneci. E kishin ndaluar në doganë dhe deshnin t’i mbanin revolet që i gjetën në valixhet kurse ay s’deshte t’i linte. U paraqita unë pa e njoftuar dhe pa ditur qëllimet e tija ju bëra dorëzënës, e mora në apartamentin që mbanja atje, dhe e mbajta disa ditë gjer sa u largua prej andej, se vrasësi i Ganiut kishte shkuar prej andej për në Egjypt. Kadi i përgjithshëm ishte asij atje Vexhi efendiu nga Libohova që vdiq në Durrës më duket. Kur ky mori vesh që isha dorëzënës për koburet e Kasnecit, më këshilloj që tjatër herë të mos bënja të tilla marrëzi!”

error: Content is protected !!