Kur bëjmë krahasim midis dy sendeve apo dukurive, duhen njohur mirë të dyja, në të kundërt do ta arrinim në përfundime të gabuara.

Në librat e historiografisë zyrtare kemi mësuar se Shqipëria në Perandorisë Osmane ishte vetëm zi, e të tjerët vetëm bardhë. Mirëpo, po t’i referohemi arsimit, që është tregues i rendësishëm i nivelit të një shoqërie në një kohë të caktuar, rezultatet befasojnë.

Kështu, revista Leka, një autoritet shkencor i dorës së parë, në vitet 1930 botonte disa të dhëna ku jepte përqindjen e analfabetizmit, në dhjetë shtete të Evropës.

Sipas saj, në 1874, përqindja e analfabetizmit në Serbi ishte 93, 4 %, ndërsa në 1900, 80,1 %; Bosnja më 1910 e kishte analfabetizmin 87,6 %; Portugalia më 1878, 79, 1 %, ndërsa më 1920, 67,2 %.
Rumelia (pjesa ballkanike e Perandorisë Osmane, ku bënte pjesë edhe vendi ynë), më 1899 kishte 79 % analfabetë, ndërsa më 1912, 60 %.
Rusia Europiane 72 , 9 %; Italia në 1861, 72 %; Spanja më 1877 kishte 72 përqind analfabetë, ndërsa Bullgaria 76 përqind. Hungaria më 1869 kishte 57 përqind analfabetë, ndërsa Greqia më 1921 kishte 53 përqind analfabetë.

Megjithë se statistika përfshin të dhëna për vite të ndryshme, duke krahasuar të përafërtat, arrijmë në përfundimin se pjesa evropiane e Perandorisë Osmane, ku hynte edhe vendi ynë, renditej më mirë se Serbia, Bosnja, Portugalia dhe e përafërt me Rusinë Europiane dhe Spanjën. Mirë paraqitej Greqia, megjithëse të dhënat janë për një periudhë të mëvonshme, ndërsa Hungaria ishte vendi më i arsimuar ndër dhjetë shtetet që merreshin në statistikë.

error: Content is protected !!