Një nga mënyrat që përdorte Ali Pashë Tepelena për tu pasuruar ishte blerja e fshatrave. Këtë e bënte edhe me presion por fshatrat e bënin më shumë me dashje kundrejt një shume të vogël, por gjithsesi me marrëveshje. Fshatarët nuk i largonte, madje nganjëherë përjashtonte nga shitja kafshët e tyre të punës. Fshatin pastaj ia jepte ndonjë miku të tij duke i taksuar fshatarët.

Por, atje ku kishte burra të zot nuk e realizonte dot qëllimin. Kështu, më 1809, në Sopik i shitën fshatin, të cilin Aliu donte t’ia dhuronte mikut të tij të ngushtë Ikonom Papa Jani. Dhe mbasi Ikonomi nuk bindej që të pranonte si dhuratë fshatin në dëm të bashkëfshatarëve të tij, Ali Pasha e grisi aktin e shitjes dhe i hodhi copat e letrës në liqen. Edhe Selca shpëtoi në këtë mënyrë në saje të mikut të Aliut, K. Bida.
Mirëpo, pas shtypjes së Aliut nga Sulltan Mahmuti, atje ku e kishte realizuar, tokat i morën përsëri të zotët. Fshatarët paguan vetëm një shumë të caktuar si taksë vendi, nga e cila shpëtuan më vonë, duke u bërë krejt më vehte.

error: Content is protected !!