(Elbasan, 1901)

Historikisht shqiptarët kanë qenë të ndjeshëm ndaj pagimit të taksave të larta, madje edhe kur ngriheshin ato që ishin të ulëta. Ja çfarë raportonte më 14 gusht 1901, konsullit i Rusisë në Manastir A. Rostovski, për këtë çeshtje”

“Çdo herë që qeveria turke dëshironte të shtonte ose mblidhte një taksë të re, të krishterët dhe myslimanët, duke u bashkuar, mbronin energjikisht privilegjet e tyre dhe Porta u bënte koncesione. Pak kohë përpara autoritete turke dëshiruan të rrisin taksën e së dhjetës nga ullinjtë, të cilën nuk dihet për sa kohë nuk e mblidhnin. Por të gjithë banorët e rrethit të Elbasanit, kundërshtuan dhe përfaqësonjësit e fshatrave që u mblodhën në qytet, u betuan se nuk do ta pranojnë këtë taksë të re dhe në mbledhje, myslimanët betoheshin mbi Kuran dhe të krishterët mbi Bibël”. AQSH, Fondi Koleksion Dokumentash, viti 1877-1912, dosja 1216, f. 55; Kopje e raportit të konsullit të Rusisë në Rumeli e Shqipërinë e Mesme, A. ROSTOVSKI, nr. 85, Bitola, 14 gusht 1901.

error: Content is protected !!