“Siç do zakon, ashtu dhe zakoni që njëri të sundojë dhe tjetri të sundohet, futet në shoqërinë njerëzore dhe zë rrënjë të forta. Është zakoni mw i tmershëm dhe prapanik, është dërrnuësi i ndjenjave më bujare dhe shkaku i parë i mjerimit njerëzor. Një famlje e vobekët, e këshillon fëmijën e saj ta qëndrojw e bindur dhe me dorë në zemër kur të çfaqet përpara aksecili njeriu. Ky, ja do ti jetë ndonjeri me fuqi, ja do tw jetë i pasur dhe natyrisht prej familje të nderçme … Kështu, njeriu rritet me idenë se paska njerwz më të mirë dhe më të lartër se vehten, që duhet t’i respektojë më tepër se ç’ mund të respektonte një person të radhës së tij. Më tjetër anë, një familje e pasur, e këshillon birin e saj të mos përzjehet me shokë që nuk e kanë sërën me të.

Prindrit janë kriminelët e parë të vrasjes së lirisë naturale në zemrën e foshnjës dhe mbjëllësit në të të ndjenjës së servlitetit dhe të sundimit. Po e përsërit, këtu qëndron fatkeqësia, sepse këta fëmijë do të bëhen burra, do të krijojnë familje dhe më së fundi do të formojnë shoqërinë njerëzore. Pra vetëm kështu shpjegohet që të pasurit i duket e natyrëshrne dhe e ligjëshme ti sundojë dhe të vobektit e natyrëshrne dhe e ligjëshme të sundohet.

I pasuri, duke vënë re se shkaku i gjithë këtyre nderimeve dhe privilegjeve që gjen është pasuria e tij, (qw shumë herë e ngatwron me vleftën që ay beson të ketë) i jep kësaj, pasurisë, vleftën më të madhe në botw! Ay, kur çmon një njeri, s’ bëhet merak mbi inteligjencën që ky njeri mund të ketë, mbi karakterin fisnik, mbi zotësinë personale, mbi kulturën, mbi vullnetin për punë tw ndershme dhe të tjerë virtute si këta, sepse, gjith këto kalitete eklipsohen përpara syve të tij, kur i paraqitet ndonjë i pasur. Ësht’ i pasur? Gjith kualitetet e sipërmëndur i ka me vehte! Përnjëherwsh kërkon t’a bëjë mik, nëse ka motër ose çupë për të martuar, ia jep, që të sigurojë motrën ose çupën, thotë ky…” (Marrë me shkurtime nga gazeta Rilindja, Korce, 1934).

error: Content is protected !!