Shtypjen e regjimit komunist më së shumti e kanë ndjerë të rinjtë e listuar nga Sigurimi i shtetit, si kontigjent i hapur, vetëm pse ishin bij të familjeve që Partia i kishte cilësuar kulakë apo armiq. Izolimi i tyre ka qenë i plotë dhe terrori i egër, madje vet kreu i regjimit, u kishte tërhequr vëmendjen strukturave në qendër e rrethe për mënyrën mizore të trajtimit të tyre. Pasojat mbi ta kanë qenë tragjike, aq sa ende sot, në çdo zonë të tregojnë për ngjarje dhe të rinj që janë vetvrarë nga presioni i ushtruar mbi ta.

Njëri prej të rinjve që vrau veten ishte Xhevahir Ajdini, nga Luzi i Vogël i Kavajës. Historia e tij është e dhimshme.

Prindërit e tij, Jahe dhe Nafije Ajdini, ishin cilësuar kulakë dhe për këtë arsye, Xhevahiri punonte në punët më të rënda. Një ditë e caktuan të spërkaste bimët me herbicide, punë sa e rrezikshme për shëndetin aq edhe për “biografinë”që i kishin shkruar familjes së tij. Asokohe në fantazinë e sigurimit, “armiqtë e klasës”mund të kryenin vepra “terroriste”… Kështu, në një ditë marsi, Xhevahiri nuk e gjeti pompën e spërkatjes tek e linte gjithnjë, në vendin e punës. Më kot e kërkoi disa orë!

E thirrën në Degën e Punëve të Brendshme. Nuk dihet se si e trajtuan, nuk dihet se çfarë i kërkuan, por u kthye në shtëpi tejet i mërzitur…

Kaluan vetëm disa orë…, e gjetën të shtrirë tek jepte shpirt. Ishte vet-helmuar. Nuk i kishte kaluar 18 vjeç…!

error: Content is protected !!