Pasi shpjegoi temën e radhës, mësuesi i’u drejtua nxënësve: Më ndiqni me vëmendje ta vërtetojmë me një shembull.
Mbushi dërrasën e zezë, kaloi tek tjetra, por zgjidhja nuk po vinte. Sa më shumë kalonin minutat rritej padurimi i nxënësve, por dukej edhe tensioni i mësuesit.
-Me leje, – ngriti dorën një nxënës.
-Po, tha mësuesi, pa parë kush foli.

–Aty, tek rreshti i tretë, dërrasa e parë, nga shpejtësia keni harruar pa venë vertikalen tek minusi, pasiqë duhet plus dhe pas tre veprimeve të tjera vjen zgjidhja.

Nxenësit kthyen kokën të lehtësuar se më në fund do të dilnin në pushim, ndërsa mësuesi tha se do ta vazhdonin ditën që kishin të njëjtin mësim.
Ditën tjetër, sa filloi ora e mësimit, mësuesi ngriti në dërrasë nxënësin në fjalë.

– Na fol për…

– Me leje mësues, – u ngrit një nxënëse nga fundi i klasës, -nuk kemi atë temë për sot, e kemi zhvilluar gjashtë muaj më parë.

–Nuk të pyeta ty.
Nxenësi në dërrasë u përgjigj për temën e parë,… përsëri një temë që ishte zhvilluar katër muaj më parë. Nxënësit aprovonin me kokë përgjigjen e tij. Kaluan njëzet minuta… Dy ushtrime njëri pas tjetrit,… të dy i zgjidhi… – Ulu, gjashtë!
Përsëri orën tjetër e njëjta gjë, … pesë orë rresht, në dërrasë, përsëri të njëjtat përgjigje… përsëri të njëjtat nota: pesë gjashta rresht.

– Ju nuk po më vlerësoni për sa u përgjigja, -reagoi më në fund nxënësi, – më vjen keq.
Kaq u desh. Mbledhje klase…

– Ky bir kulaku të na mësojë ne… ky reaksionar…
Vetëm dy-tre nga besnikët diskutuan … shumica kishin ulur kokën.

Nota gjashtë rri atje, e strukur midis notave të tjera. Si dëshmi e një kohe… që duket se nuk ka fund…

error: Content is protected !!