]Në 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës u dha delegatëve të saj që ishin dërguar në Londër e Paris, vijën e kufirit që banohej nga shqiptarët të cilën duhej ta mbronin përpara përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha. Ky kufi u botua edhe në një hartë e në shumë gazeta evropiane si dhe në formë broshure prej Shoqërisë Shqiptare (Albanian Commeitee) që ishte formuar në Londër nga politikanë, gazetarë dhe filantropë anglezë.

Përsa i përkiste kufirit në Verilindje, Veri dhe Veriperëndim, kufiri dizenjohej në këtë mënyrë:

“Pasi merrte brenda fushën e Devollit me Bilishtin dhe gjithë pshatrat, hidhemi më të djathtë (nga lindja) te maja që i thonë Vic; nga maja e Vicit shkojmë afër Bellkamenit dhe bjemë në fushë të Fllorinës.

Prej fushës vija merr vargun e maleve të Morihovës, të cilët ngrihen prej lindjes së fushës së Manastirit. Nga vargu i Morihovës, duke marrë Përlepin brenda dalim ne maja e Babunës, prej të cilës vazhdojmë malet Golenicë dhe arrijmë në fushën Ofce-Pole përmbi Qyprili (ky qytet mbetet jashtë kufisë).

Nga fusha Ofce, skaja formohet prej brigjeve që janë në lindje të Kumanovës (e tërë fusha Ofce dhe ajo e Shupit, si dhe Kumanova duke u marrë brenda) dhe arrihet në kufijtë që kishte Turqia me Serbinë para vitit 1913, pak në lindje të stacionit të udhës së hekurt Zibefce.

Pranë Zibefcesë kufija do të marrë vijën e vjetër në mes Turqisë dhe Serbisë dhe do të dalë përmbi Mitrovicë, në katundin Bellocicë. Këtu mbarohet skaja lindore me një mënyrë që Mecova gjendet në majën jugore të kësaj vije dhe Bellocica në majët verore të saj.

Nga Bellocica kufiri kalon ndërmjet Mitrovicës dhe Jeni Pazarit dhe gjen vargun e maleve të Rozhajës (ose Tërgovishtës) prej të cilëve arrin në Beranë dhe vete pështetet me një vijë të drejtë nga perëndimi, ne kufija turko-malazeze, ashtu si qe përpara luftës së vitit 1912.

Së këtejmi skaja s’ka vec se të vazhdojë këtë kufi dhe të dalë në liqenin e Shkodrës, duke shkuar përmbi Grudë dhe Hot. Nga liqeni e në det kufija prêt vendin më të ngushtë dhe del në Tivar”.
__________
Për më tepër shih: Revista DITURIA, Bukuresht 1916, nr. 3

error: Content is protected !!