Përkatsi e kufive të Turkis e të Malit Zi, nën pranin e përfaqsuesave t’ Austris, të Gjermanis, të Francës, të Britanis së Madhe, t’ltalis, të Rusis e të Turkis.

Bashkue në konferencë për të caktue mjetet e zhvillimit të vështirsivet qi komisjoni i kufivet ngarkue për me shenjue vizën e kufinit si mbas Art. 28 të trataktit të Berlinit, ndeshë në zbatim të punve të veta, tue pasë marrë njoftim prej memorialit të bashkanjitun, i cili përmban rregullimin e bashkfjalimeve më 12 /IV (31 mars v. st.) mjedis Turkis e Malit Zi për sa i përket shndrrimit të vizës së shenjueme në Traktat, e tue pasë vërtetue se kurrnji fuqi nënshkruese e këti traktati nuk ka ba asnji kundërshtim kundra këti rregullimi, përfaqsuesi e sypripërmendun kanë caktue qi kufini në fjalë ka me kenë shenjue si vijon:

Viza e kufinit do të niset prei dedit, si mbas vizatës paraqitë prei Komiserit ingliz prei pikët V. Kruqit e vijon tek këjo vizë deri në liqe. (Këjo pjesë e kufinit tue kenë vizatë kryekput Komisjoni s’ka tjeter detyrë veç me shti të punohet për vumje të 289 caqevet gurvet.

Prei aty do të këpusë ndrejtë liqenin e tue kalue për mjedis të liqejve të Kastratit e të Hotit, aj ka me mbrrijtë nëpër majën e maleve të Kushë, Hot në breg të Cemit.

Prei këtu kufini ka me vijue bishtnimet e bregut të Cemit deri tu rranxa e malit Goliç, ky e ketundi i Selcës kanë me i mbetë Turkis, mandej do të vijojë mbi kodrën Sukotvil e shkon giatë deri tu kreshta e Lesnicës.

Prei këtu do të kalojë luginën e Vermoshit e drejtohet kah maja e malit Istocicës. Viza kufizore do të kalojë kreshten e maleve ndërmjet të majeve të Lipovicës, Zeletinës, deri tu maja e Malit Vizitor, prei ku, tue i a lanë Malit Zi katundin Veliko ka për të kapë Mokra Planinën qi do t’i rri Turkis. •

Ky protokol ka me pasë at fuqi e vleftje si me pasë trajtën e marrëveshtjes.

Stamboll 18/IV/ 1880 Nenshkrime: Dubsky – Hatzfeldt – Da Montholon – Layard – L. Corti – Onou – Savas.

error: Content is protected !!