Një nga shoqatat më të rëndësishme të krijuara në 1921 ishte “DJELMËNIJA DIBRANE”.
Këshilli Marështrues i shoqërisë përbëhej prej Zotërinjve: Ramiz Daci, Dervish Hima, Jashar Erebara, Haki Stërmilli, Tafo Agolli dhe Haki Sharofi. Kryetari ishte M. Pilku.
Shoqëria kishte aprovuar një Kanunore prej 23 pikash. Karakteri i kanunores ishte thellësisht patriotik dhe kombëtar, po aq sa social dhe jo politik.
Nuk është rastësi që shumë dibranë, në vitet që do të vinin, do të rezultonin figura te rendesishme në shërbim të shtetit.