Komiteti Qendror i PPSH, me 1950, mori vendim që të dëgjohej ne menyre kolektive radio Moska në shqip. Por, nuk kishin aparate radioje.
Më 29 nëntor 1951, Drejtoria e Agjitacion-Propagandës pranë KQPPSH, i dërgonte një shkresë Ministrisë së Punëve të Brendshme me emrat e atyre që posedonin radio. Lista përmbante 353 emra.
Ministria duhet të përcaktonte se cilët prej tyre ishin “me qendrim të keq politik”, të cilëve duhej tu merreshin me qëllim që të viheshin në shërbim të klubeve, institucioneve kulturale, etj.