Një letër e Jani Vretos, dërguar nga Athina më 18 të vjeshtës së tretë të vitit 1899, për Pandeli Janovangjelin në Bukuresht, na njeh me të dhëna interesante.
Kështu, ai i shkruante se në Athinë shqiptarë kishte plot edhe vendës edhe nga Shqipëria. Atje dëgjoheshin të dy gjuhët, Greqishtja dhe Shqipja.
Vreto ishte pjekur me Kostandin Ziko Suljotnë, me Marko Boçarin të nipin e Marko Boçarit të vjetër dhe me disa të tjerë, me të cilët fliste shqip dhe ata i kërkonin libra shqip.
Vreto kishte vajtur edhe tek një nëpunës i ministrisë së Jashtme, Romanua, i cili i kishte thënë se ishte mirë të shkruhej shqipja dhe ta kishin edhe ata atje.
Vreto i kërkonte Pandeliiut ti dërgomë dhjetë palë libra nga të gjitha, si dhe abetare gegënisht, se ia kishin kërkuar.