Aleksandër Xhuvani, më 25 korrik 1911, i dërgonte një letër Lef Nosit nga Kajro i Egjiptit, ku i thoshte se i kishte dërguar të gjitha numrat e gazetës “Shkrepëtima” ku ai punonte dhe që financohej nga Fazil Pashë Toptani.
Xhuvani vlerësonte shkrimet e Voilës, autor i “Vorri i Dëshmorëve”. Artikujt e Z. Volila, i cili është burrë i urtë e i mirë e shqiptar i flaktë, i shkruan shqip e unë i ndreqi orthografinë, rrëfimet i shkruan greqisht e unë i përkthej. Tani për udhëtim më dërgoi dy këso rrëfimesh qi kishte bërë në vapor për një copë herë, sipas zakonit.