Më 22 qershor 1943, 3-4 veta të armatosur dhe me yll të kuq në qeleshe ndaluan autobuzin e linjës Gjirokastër – Vlorë, zbritën udhëtarët dhe më pas veçuan Av. Petro Dilon, 70 vjec, i cili shkonte në Vlorë për gjyq. Mbasdite e gjetën të vrarë afër rrugës.
Vëllai i tij, Av. Vasil K. Dilo i dërgoi një letër në formë Apologjie, qarkorit të PKSH për të ditur shkaqet e vrasjes së vëllait të tij. Letra përmbante të dhëna për aktivitetin e vëllezërve Dilo.