DISKUTIMI I ALI KËLCYRËS, NË EMËR TË DELEGACIONIT TË KOMITETIT “SHQIPËRIA E LIRË”, NË SESIONIN E DYTË SPECIAL TË ASAMBLESË SË KOMBEVE TË ROBËRUARA TË EVROPËS QË U HAP NË STRASBURG NË 12 PRILL 1956
Fati i kombeve të shtypura si dhe ai i gjithë kontinentit tonë, varet nga suksesi pak a shumë i afërt i integrimit evropian. Në fakt, në qoftë se një akord nuk do të mund të realizohet, antagonizmat e popujve të mëdhenj evropianë, shpejt ose vonë do të provokojnë fatalisht përleshje të rejaqë do ta bëjnë Evropën akoma më të varfër e më të dobët. Ndërhyrja është gjithashtu një nevojë e rendit ekonomik për Evropën; kjo Evropë që gjatë periudhës së saj, zhvillimi i madh ka dominuar gati në të gjithë globin tokësor prej civilizimit të saj (Evropës). Duke qëndruar të ndarë në dy pjesë dhe duke u dobësuar prej luftërave intensive, ajo do të duket e ekspozuar, të vuajë një ditë, jo vetëm nga vartësia e popujve të tjerë, por më tepër akoma një dominacion të huaj.
Do të jetë gjithashtu një gabim i madh nga ana e udhëheqësve të botës së lirë që të besojnë në një evolucion gradual të shërbëtorëve të Stalinit në favor të së drejtës ndërkombëtare dhe të lirisë së kombeve evropiane të nënshtruara. Me gjithë propagandën e vazhdueshme bërë prej Bulganinit dhe Hrushovit në udhëtimin e tyre të gjatë në Indi kundër fuqive të mëdha, gjoja koloniale, është provuar se këto fuqi janë errësuar dhe akuzuar se kanë nënshtruar popujt e kontinentëve të ndryshëm, kurse këto kanë akorduar qysh nga mbarimi i luftës së fundit, indipendencën shumë vendeve ku jeton një masë e tërë prej më shumë se 500 milion njerëz. Gjatë këtyre javëve të fundit Franca glorioze u njofti indipendencën dy popujve të Afrikës së Veriut që vareshin prej saj, gjithë mbas pak akoma, dhe në cilën ajo ka pregatitur pjekurinë politike.
Gjatë të njëjtës periudhë, Rusia imperialiste, edhe mbas vdekjes së shefit të saj gjakatar, përbuzur si një mizor shtypës, nuk akordoj as më të voglën liri popujve të civilizuar të Evropës qendrore dhe Lindore, që kanë pasur fatkeqësinë të bijenë nën zgjedhën e tij.