ALI KËLCYRA. Ka lindur në Këlcyrë (Gjirokastër) dhe është 72 vjeç. Është nga një familje shumë pasanike. Ka studjuar në Francë, ku është diplomuar në drejtësi. Në vitin 1920 deri në 1924 ka qenë deputet në parlamentin shqiptar në Tiranë. Në vitin 1939, kur u okupua Shqipëria nga ana e Italisë, ishte kthyer në Shqipëri. Nga viti 1939 deri në 1944 nuk ka bërë pjesë në shërbim të qeverisë. Në vitin 1942 bënte pjesë së bashku me Mit’had Frashërin në Ballin Kombëtar dhe ka luftuar kundër okupatorëve të huaj. Në vitin 1944 ka mbërritur në Itali si i ikur politik. Banon në Romë. Tani ëshët kryetar i organizatës së “Ballit Kombëtar”.