Gjatë sistemit të diktaturës së proletariatit, në fushën e letërsisë e arteve kishim një farë kritike letrare, e cila, sido që e ideologjizuar, sherbeu për njohjen dhe diferencimin e shkrimtarëve dhe përcjelljen e veprave të tyre tek lexuesi. Madje, gjatë procësit mësimor, bëhej analiza e tyre ideoartistike, natyrisht sipas ideologjise se Partise.
Ndryshe nga letërisa dhe artet, në fushën e historisë nuk kemi patur asnjëherë kritikë, madje nuk kemi as sot. Asokohe direktivat i jepte kreu i regjimit, ndërsa historianët shkruanin sipas shijeve të Partisë. Parimi bazë ishte ai i “luftës së klasave”, sipas të cilit u hoq vija e ndarjes: mik – armik, i mirë – i keq, patriot – tradhëtar.
Në këtë mënyrë, ata që u quajtën heronj u mitizuan, ndërsa ata që regjimi i quante tradhëtarë, u demonizuan. Kush mendonte ndryshe, arrestohej dhe dënohej. Duhej menduar me kokën e Partisë dhe duhej të besohej atë që të thoshte ajo.
Me ndonjë ndryshim të vogël, edhe pas viteve 1990 nuk kemi kritikë historike; janë po ato mendësi, po ato kritere dhe po ajo ndarje. Vetëm se tani, rolin e Partisë e bëjnë militantët e saj të shpërndarë gjithandej, nën petkun e “nacionalistit” me ide mesjetare, kinse si “properendimore”. Ata shërbejnë si roje të historiografisë së vjetër, që të kujtojnë rojet serbe të urës së Ibrit”.
Mbase do kohë që keta skllever të çlirohen nga vargonjtë e ideologjive komunsite, pseudonacionaliste e klerikale. Vetëm atëhere nuk do ti shikojnë njerëzit sipas ndarjes që thamë më sipër. Deri atëherë figurat historike nuk kanë nevojë për “mbrojtjen” e tyre. Figurat historike i mbron vepra, ndërsa kritika historike i ndricon.