Në nëntor 1962, me rastin e 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, regjimi komunist dekoroi një sërë figurash me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të Klasit I dhe të Klasit të II. Urdhëri në fjalë u krijua enkas. Nga 48 emra sa u dekoruan, 15 ishin nga Korca, 9 nga Tropoja, duke përfshirë edhe disa figura nga Kosova; 8 nga Gjirokastra dhe 16 të tjerët nga zonat e tjera të vendit.
Po kështu, disa figura u shpallën “Hero i Popullit”.
Merret vesh se kriteret për dekorimin ishin politike.