Komiteti i Partisë së Punës së Shqipërisë për rrethin e Kolonjës, vetëm në një mbledhje vendosi të cilësonte kulakë:

Bektash Sejamitin nga Kreshova, 2- Mustafa Dalipin nga Qafëzezi, 3- Myslim Muharremin nga Helmësi, 4- Koçi Arifin nga Helmësi, 5- Hamit Duron nga Pepellashi, 6- Mehmet Demirin nga Pepellashi, 7- At Jorgji Bezhanin, 8- Lluka Sterjon nga Gostivishti, 9- Tajar Baton nga Gostivishti, 10- Estref Dumen nga Leshnja, 11- Janaq Bendon nga Barmashi, 12- Lukë Dhroson – nga Vodica, 13- Qetësor Sabriun nga Orgocka, 14- Ali Veli Shahinin nga Orgocka, 15- Sabaudin Fetahun, nga Kurtesi, 16- Riza Nevruzin nga Qinami, 17- Sulo Tefikun nga Qinami, 18- Zylyftar Shahin Kaduçin 19- Medi Baton nga Starja, 20- Muhamet Shefkiun nga Taçi, 21- Avdulla Dokun nga Taçi, 22- Murat Alon nga Kreshova, 23- Thoma Ilian nga Arrëza, 24- Shyqyri Qytezën, 25- Petro Dhamellarin, nga Kovaçishti 26- Hamit Galipin, nga Novosela, 27- Bedri Novoselën, 28- Tefik Selfon, 29- Haki Nuriun nga Qafëzezi.

Interesante ishte se komunistë ekstremistë propozonin për tu cilësuar kulakë aty për aty burra për të cilët kishin ambicie personale.

Kështu, në mbledhjen e Byrosë u propozuan për t’u cilësuar kulak disa familje për të cilat nuk kishte propozime nga organizata e partisë në fshatra.

Komunisti Eqerem N… propozoi për kulak Hamit Galipin, Myrto L…propozoi për kulak Haki Nuri Qafëzezin, Nuri S… propozoi Bedri Novoselën, Kolo J… propozoi për kulak Mersin Xhaferrin nga Gjançi, Kristaq Blushi propozoi që të cilësohej kulak Cake Kobishi.

Cake Kobishi dhe Mersin Xhaferri u lanë për t’u parë herë tjetër, ndërsa të tjerët u cilësuan atë ditë.

_____________

AQSh., fondi 14/AP/STR, viti 1951, dosjet 50 dhe 51.

error: Content is protected !!