MËKËMBËSIA MBRETËRORE KËRKONTE RREGULLIMIN E TOPONIMASTIKËS

Në 1942, me anë të dy shkresave, Mëkëmbësia e Përgjithshme njoftonte ministrinë e Tokave të Lirueme se ministria e Punëve të Jashtme, në Romë, kishte bërë me dije se ishte e nevojshme që çeshtjet të cilat i përkisnin toponomastikës shqiptare, të rregulloheshin sa më parë, mbasi qëndrimi i mbiemrave në gjuhën serbo-kroate në Tokat e Lirueme mund të interpretohej si një shenjë pasigurie të gjendjes në ato krahina.

Sipas shkresave në fjalë, edhe disa botues të hartave gjeografike dhe të botimeve të ndryshme mbi Shqipërinë dhe rregullimin e ri tokësor të Ballkanit, i kishin kërkuar ministrisë së Punëve të Jashme emërimin në gjuhën shqipe të disa vendeve të Tokave të Lirueme.

Më 6 nëntor 1942, ministri i Tokave të Lirueme, Ekrem Vlora, i dërgonte një shkresë Kryesisë së Këshillit të Ministrave, ku i lutej ti kumtonte sa më parë Mëkëmbësisë Mbretërore Vendimin rreth emërimit të përgjithshëm të toponomastikës shqiptare si edhe një listë bashkëlidhur.

error: Content is protected !!