Pasi hapi mbledhjen, kryetari i kooperatives i dha fjalën shefit të ekipit të komitetit ekzekutiv të rrethit.
-Partia, shokë, ka dhënë direktivë që bimët të plehërohen me fekale. Do të fusim përvojën e përparuar të udhëheqjes së … Kemi qënë në një delegacion atje, por edhe këtu, shoku ambasador Çu na ka ndihmuar në këtë drejtim. Pa mbaruar fjalinë i deleguari, filluan zhurmat andej nga fundi. Një burrë i moshuar nxori biçakun dhe po krruante çibukun.
– Nuk e kuptuam, përse ishte fjala, – u dëgjua një zë nga mezi i sallës.
– Ta them unë, ia ktheu i moshuari, – e ka fjalën për m . t.
– Po, po, – miratoi me kokë i deleguari, se m..i është bereqet. Do të keni prodhime të bollshme…!
Ç’ta zgjasim në këtë pikë; e kishte vendosur udhëheqja.
-Po, si bëhet kjo? – u ngrit një tjetër.
-Tani kalojmë tek procedura, tha i deleguari, fjalën e ka agronomi i rrethit.
-Shtëpitë tuaja, shokë, i kanë ËC -ë me kanale që dalin në përrua. Tani e tutje do të bëni nga një gropë septike dhe do ta mblidhni aty, ndërsa shoqet kooperativiste do ta marrin me kazanë e do ta transportojnë tek një gropë e madhe që do të hapni në çdo brigadë. Pasi ta lini aty disa ditë, gratë ta marrin përsëri dhe ta shpërndajnë me fshese nëpër arat me grurë. Natyrisht, duhet të ketë secila nga një kovë e një fshesë.
-Por a e keni llogaritur koston dhe ndotjen? – ndërhyri një i ri që dukej se nuk e mbante vendi. Fjalën e tij e miratuan edhe disa të tjerë. Ra heshtja! Një shok partie nga fshati, diç i tha në vesh të deleguarit.
-Kështu kanë thënë gjithnjë reaksionarët, -u përgjigj i deleguari, por Partia u tregon vendin.
Në zbatim të mësimeve të Partisë, që të nesërmen filloi puna. Por… Era e luleve në pranverë nuk ndjehej më, kudo shpërtheu era e m..t… Me keq e kishin gratë dhe nuset e bukura te fshatit qe punonin ne pleherim,se edhe sapuni ishte me racion!
Në spitalin e rrethit u shtuan të sëmurët me verdhëz, madje ato vite u rrit edhe numri i të vdekurve…
Me “mikun” u prishëm.., Çu-ja këputi qafën, të vdekurit mbetën në statistika, por ajo që jetoi ishte Partia.