Përpara det’ i pa fund
Larg qielli i pa mbarim …
As gëzim, as kangë kërkund,
As nji mort, as nji vajtim!..
Në ç’ do anë qetsi e plotë;
Za nuk ndihet as m’ nji vend;
Giith natyra në gjumë a kotë :
Nuk vepron askurrnji send! …
Vetëm kuk, bylbyl i mjerë,
Rrem e gem rrin tur kërkue;
T’ vetin fat, e kjan, shum herë,
Nat’ e ditë kurr pa pushue.
Kjaj, o kjaj, o zog i zi!
T’ mallshmin vaj ti mos e bierr!
N’ pyje t’ mdhana shka t’ ka shti,
Edhe tash natën për terr? ….
H. GJYLBEGU