I kushtohet ish oficerit te xhandarmërisë, kapitenit të Klasit të Parë, Gani Jashari (Zhepova), ish komandant xhandarmerie në disa rrethe të vendit dhe në vitet 1943-1944, ish komandant i xhandarmërisë së rrethtit të Beratit dhe ish zevëndëskomandant i qarkut të Beratit.

Në libër jepen të dhëna për funksionimin e xhandarmerisë dhe organizmin e saj, rolin e xhandarmërisë gjatë luftës 1043-1944 dhe puna dhe përkushtimi atdhetar i Kapiten Gani Jasharit (Zhepova).

Libri është bazuar në dokumenta të AQSH.

MENDIME DHE KOMENTE MBI LIBRIN

Shënime për monografinë “Gani Jashari- Zhepova” të autorit Xhafer Sadiku

Ylli S. Hoxhaj

Pasi mbaron se lexuari monografinë e studiuesit Xhafer Sadiku, nëpërmjet dokumentacionit të pasur arkivor merr një informacion të gjërë jo vetëm për personazhin të cilit autori ia kushton, por arrin në përfundimin se ke të bësh me një historik të shkurtër të xhandarmërisë shqiptare, kësaj arme që ka lënë një emër të mirë në historinë e shtetit shqiptar.

Libri, është një monografi e vërtetë, e shkruar bukur e me seriozitet, larg fantazive dhe trillimeve, larg letrarizimit banal, stereotip e konformist.

Një libër i mbështetur me dokumente dhe fakte të përcaktuara saktë në referenca legale.

Autori duhet përgëzuar për pikën serioze te nisjes dhe ngritjen graduale të tërë interpretimit të fakteve, duke i lidhur, jo vetëm kronologjikisht, por edhe në raport me figuren qendrore të një shqiptari idealist e patriot, që e di se do vdesë e nuk i largohet vdekjes, duke besuar te ndershmëria e pastertia atdhetare e punës që ka bërë. Jeta e njeriut, thotë një i mënçur, (Naimi Frasheri ) vlen aq sa vlen puna që bën, dhe se ajo (jeta) nuk matet me gjatësinë e viteve, por se si i ka përdorur njeriu këto vite…

Autori kështu e ka dhënë kapitenin e xhandarmërisë, atdhetarin Gani Jashari- Zhepova.

Autori duhet përshendetur për mënyrën se si e ka përdorur dhe administruar tërë ate material dokumentar e arshivor. Në këtë pikë, dallohet një qendrim serioz, prej studjuesi të ndersheëm, duke i vënë si janë faktet dhe ngjarjet, duke i ballafaquar, dhe, kur duhet, i rrezon dhe, kur janë siç kane ndodhur, i ruan dhe i ballafaqon.

Në këtë këndvështrim, kërkush nuk mund të kete te drejten të thotë, se ka shkruar në mënyre të njëanshme, jo. Kjo nuk del, dhe kjo ndoshta, në këtë kohë e për këte angazhim që ka krijimi i tij, ështe shumë e dobishme. Eshtë një model.

Autori sjell një temë te re, të patrajtuar, të nëmur e të përçmuar, të panjohur: temën e xhandarmarisë dhe të strukturave në formim të saj. Unë mund ta quaj: Një ndër librat e parë të Historisë së Xhandarmarisë Shqiptare. Dhe kjo është prurje, është risi…Ky libër duhet të jete në çdo tavolinë zyre të policisë e shërbimeve shteterore, e në dorë të çdo punonjësi te tyre, me sherbim… Shëmbuj të tillë, mund të bien ndesh me moralin e shprishur te disave, por, midis tyre, ka njerez të ndershëm… Ky libër, për ate sektor është muzeal….me figurat që trajtohen.

Një veçori tjeter që dallon e vlereson, ështe se autori, figuren qendrore e trajton në grup, nuk e veçon, nuk e idealizon, dhe ky lloj trajtimi, ështe më dinjitoz e më i dobishëm për figurën, sesa duke e ndare e idealizuar ate… Gani Zhepova, nuk mund të ishte idealist i veçuar, ai vepronte brenda tëre mekanizmit te Sektorit të shtetit shqiptar, mbi baze te ligjit dhe te nje veprimi te kordinuar te të gjithë ketij mekanizmi shtetëror… Duke qëne midis tyre e bashkë me ata, ai shkelqen e veçohet..

– Në stilin e të shkruarit dhe të rrefyerit, autori është treguar i kursyer, i qartë dhe i saktë, dhe ndonëse një monografi, kemi perpara një vepër të saktë e të mirëfilltë historike.

Në libër, shume ngjarje historike ndriçohen me ca fakte te reja, të panjohura, dhe me një imazh të ri, shumë të vërtetë e bindës. Dhe, natyrisht edhe kjo ështe një prurje e re, që sjell libri. Ne ketë pikë, vecohen ngjarjet e diskutueshme te Zonës së Dëshnicës, si çështja e Tendes së Qypit, beteja e Molishtit, Zhitomit, marrja e Beratit, etj, si këto.

Një gjetje e mënçur dhe më duket e plotë, pjesa që flet për fundin e kapiten Gani Jasharit-Zhepova. Ka një lloj drejtpeshimi intelegjent: Lexuesit, madje edhe vete kohës, synimeve qe mbart libri, mesazheve të tij, u duhen më shumë, jo si vdiq e si qëndroi një oficer i shtetit para torturës. Kjo, nuk vihet në diskutim pas ketij trajtimi. Por kush duhet?!..

Duhej puna dhe veprimtaria e tij atdhetare dhe në radhë të parë puna etatiste: si e kuptonte dhe e zbatonte detyrën shtetërore një nëpunës shqiptar. Dhe ata e kryen deri në fund, edhe pse e dinin fundin e tyre.

Neve, shqiptareve, na akuzojne se nuk dimë të qeverisim, se nuk kemi aftesi, etj. Kapiten Gani Zhepova, Kapiten Pjetër Gurakuqi, Kapiten Ramadan Doda dhe të tjerëve të dhënë me vërtetësi në këtë libër, pohon, deklamon, e provon të kundërtën e akuzave të dashakeqësve të vendit tonë. Këtu duhet të gjejmë qendrën e librit. Ky është kryemesazhi i tij. Jeta e puna e kapiten Gani Zhepovës dhe e patriotëve të tjerë si ai, u kundervihet këtyre, i rrëzon, i shkel me këmbë këto shpifje, jo vetëm sot e dje, por në terë historinë tonë si shtet, madje edhe nesër…. Ai u thotë dhe do t’u thotë edhe më tej: se shqiptarët dine ta bëjnë shtetin, se nëpunësit shtetërorë duhet të jenë idealistë, jo në shërbim të interesave të partive dhe të vetvetes, por vetëm në dobi dhe në interes të kombit dhe të ligjit.

Në këtë vështrim, libri tingëllon aktualisht shumë bukur e shumë qartë për tërë këtë mori shtetarësh, edhe në ditët e sotme.

Ka 20 vjet i ashtuquajturi “shteti ligjor”aktual, që përpëlitet, që shtërzon e dështon, që bën edhe hatara marrëzie si në vitin 1997. Shtet, që vazhdon ende të jetë “i ashtu-quajtur-shtet”.

Ku janë idealistët e këtij vendi? Ku janë Gani Jasharët, Pjetër Gurakuqët, Ramadan Dodët dhe të tjerët…Ku?! Pse u dënuan, kush i dënoi, pse heshtet!?…Përse nuk vlerësohen dhe nderohen? Kjo është thirrja.

Dhe kjo thirrje që vjen nga jeta dhe vepra e ketij idealisti dhe shumë të tjerë si ai, të përshkruara me vërtetësi në këtë monografi, u drejtohet edhe sot pushtetarëve: nga më të lartët e deri tek më të vegjelit; me mesazhin e qartë; se i vetmi shteg, nga mund të dalim nga hjo hulli e mjegullnajë është: Shteti i vërtetë ligjor. Shteg tjeter nuk ka, gjithçka tjeter është aventurë e ligësi…Vetëm kështu do ta bëjmë dhe ta mbrojmë Shqipërinë.

error: Content is protected !!