Monografi kushtuar kontributit të familjes së bajraktarit të Lurës në shërbim të Atdheut, që nga Lidhja e Prizerenit e deri në 1946. Nga kjo familje kanë rënë disa burra si: Ali Mena përfaqësues i popollit të Lurës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, i vrarë në nëntor 1912 në luftën për mbrojtjen e Shkodrës, bashkë me të nipin, Suf Mena; Hakik Ali Mena, me kontribute në periudhën 1920-1942, i internuar nga pushtuesit fashist. Të tjerët u vranë nga forcat e Sigurimit, në mallet e Lurës si: Bajraktari Selam Ali Mena, kapiten Tahir Selman Mena, kapiten Bajram Selman Mena, Man Selman Mena, Hasan Selman Mena dhe Islam Selman Mena. Disa prej tyre vuajtën vite të tëra në burgje, ku Isa Hakik Mena u vra nga forcat e kufirit pas daljes nga burgu, ndërsa Ali Hakik Mena vdiq në burg, pasi vuajtur shumë vite në burgje. Të gjithë antarët e familjes së Hakik Ali Menës deh Selman Ali Menës u internuan në kampet e punsë.
Për shkrimin e këtij libri janë shfrytëzuar dokumente të AQSH dhe AMPB. Libri ka 260 faqe.

error: Content is protected !!