Libër studimor për historinë persekutimit politik në rrethin e Përmetit. Përshkruan historinë e sakrificave të një pjese të popullit të Përmetit, nga viti 1943 dhe deri në rënien e regjimit komunist.
Libri është bazuar në dokumenta të AQSH dhe AMPB si dhe dosjet e Degës së Punëve të Brendshme Përmet dhe të seksionit të Sigurimit të Shtetit.
Në këtë libër janë zbardhur të gjitha skenaret e Sigurimit të Shtetit për të ashtuquajtura “grupe armiqësore” në rrethin e Përmetit, për planet e punës për përpunimin e njerzve të pafajshëm, për përpunimin e të afërmve të “të arratisurve”, për të dënuarit politikë, dënimin e ballistëve, kulakëve etj.
Libëri është botuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe ka më shumë se 400 faqe.

error: Content is protected !!