Qeveria shqiptare, qysh më 1922 filloi të interesohej për shqiptarët që ndodheshin në emigracion dhe po merrte masa për kthimin e tyre në atdhe, kryesisht atyre të emigruar në Rusi, ku kishte fituar revolucioni bolshevik.
Kështu, nga Prefektura e Dibrës kishte 175 emigrantë, nga Luma dhe Hasi 111, nga Erseka ishin 66 emigrantë të vendosur në Rusi, ndërsa nga Korça 36, edhe këta në Rusi.