Dy alfabetet e gjuhës shqipe
Manastir, 7-20 Vjeshtë e tretë 1908

Vendimi i Komisionit mbi çeshtjen e Abecesë.

“Pas që u kënduan verbalet e ditëve të’jera e pas qëe pamë se puna që kishim bërë ishte mjaft e madhe, po jo aq sa të na kënaqte të gjithëqve e t’I shërbente si përparimit të gjuhës sit ë përparimit të diturisë ndër ne, të shtyrë edhe nga disa shkakë të përjashtëme, u këthyem prapë e me pëlqim të të gjithëve u vendos që të mirret Abeja e Stambollit e me të bashkë edhe një Abece thjesht latine që të mësohen e të përdoren bashkarisht në mes të shqyptarëvet. Mësimi ndër këta do të jetë i shtërnguar e i detyruem, për të dyja. U dëftye edhe dëshira, e Komisioni e pëlqeu shumë, që pas dy vjetësh të mbahet një kongres t’jatër, ku e kur t’a vendosnjë Kongresi i sotshëm për ortografi e letrëtyrë të gjuhës shqipe”.
Në dokumentin përkatës jepeshin të dy alfabetet. Shkronjat kishin pak ndryshim.
Me alfabetin e Stambollit u shkrua edhe disa vjet pas Shpalljes së Pavarësisë.

error: Content is protected !!