Nga Xafer Sadiku

Nga fillimi i viteve 1930, në Shqipëri depërtuan veset më të shëmtuara të shoqërive perëndimore, shoqëruar me largime masive të djemve nga atdheu. Brenda një periudhe të shkurtër fenomeni u bë shqetësues. Mirëpo, menjëherë reagoi kleri i të tre besimeve, ndërsa shtypi i kohës analizonte imoralitetin si ves kundër shoqërisë dhe pasojat e dëmshme të tij për familjet, shoqërinë dhe shtetin. Historikisht dihet se rrënimi i popujve shkon krahas me rrënimin e zakoneve të tyre.

Sipas revistës “Leka”, Shqipëria po bjerrte pranverën e vet. Ajo i bënte thirrje popullit se largimi i rinisë ishte shuplaka më e rëndë për një shtet që sillte si pasojë varfërinë më të madhe të tij. Shqipëria është vend i vogël e ne shqiptarët jemi pak; e me gjithë këtë, – shkruante “Leka”, mund të gjenden asish, fajtorë që mundohen me na pakësuar edhe më tepër.
Imoraliteti i të rinjve i solli Shqipërisë varfëri shumë dimensionale:

1- Krizë demografike. Shumë të rinj me vese vdisnin para kohe, duke pakësuar të rinjtë që do të ishin të vlefshëm për familjet dhe atdheun. Historia e vendeve të qytetëruara flet edhe për pasojat e një dukurie të tillë. Kështu, disa vende kishin humbur gradualisht popullsinë e vet, ndërsa koloni të mëdha të huajsh vinin e zinin portet dhe zonat që mbeteshin bosh.

2- Varfëri intelektuale. Të rinjtë me moral të prishur nuk mësonin. Shkonin në shkollë, por në vend që të mësonin, humbnin kohën pas vesesh të turpshme. Ata nuk dinin ç’ka ishte dashuria për familjen e për atdhenë.

3- Mungesë krahësh për punë. Të rinjtë pa moral nuk janë të zotë të punës, as për vete dhe as për të ndihmuar familjet. Edhe në këtë pikë, përvoja e shteteve të tjera me të rinjtë e degjeneruar ishte e pasur. Nëse nuk do të ishin të zot të rinjtë tanë, do të vinin të tjerë në vendin tonë, por dobia nuk do të ishte jona por e tyre.

4- Pa aftësia për mbrojtjen e vendit. Pavarësia e kombit mbështetet mbi ushtrinë, por djemtë pa moral s’ mund të marrin pjesë në ushtrinë kombëtare, pse s’mund të mbajnë pushkën. Ata janë në një “ushtri” tjetër, në ushtrinë e veseve. Është turp për një komb kur, për faj të vet, nuk është i zoti të mbrojë veten! Sipas revistës “Leka”, një popull i prishur është ai që bie nga rrënimi fizik e moral, e pastaj drejt zhdukjes së vet.

Duke e ndjerë rrezikshmërinë e shkatërrimit të shoqërisë dhe shtetit shqiptar, Mbretëria Shqiptare ndërtoi një sistem arsimor të mbështetur mbi dy shtylla: vlerat, zakonet dhe traditat kombëtare dhe kohezionin social. Natyrisht, pati dy klasa sociale ku u mbeshtet: klasa e mesme që ishte mjaft e gjërë, e cila ishte shtresa konservatore e shoqërisë dhe klasa e pasur e cila udhëhoqi progresin shoqëror. Dhe brenda një periudhe të shkurtër, ia doli të krijonte një shtet dinjitoz dhe një shoqëri ku, visaret e kombit u bënë pasuria shpirtërore e saj.

Nëntëdhjetë vjet më vonë, shoqëria shqiptare ndodhet përpallë të njëjtave rreziqe. Edhe tani një pjesë e të rinjve janë dhënë pas veseve të shëmtuara, edhe tani kemi braktisje masive të atdheut, edhe tani kemi ardhje të të huajve për të plotësuar venedt bosh të lëna nga shqiptarët që kanë braktisur atdhenë.
Për fat të keq, këtë herë kemi një qeveri të pakicës së degjeneruar që po nxit veset dhe braktisjen e atdheut. Përballë shqiptarëve atdhetarë dhe liridashës shtrohet detyra historike të shpëtojnë atdheun e tyre.

error: Content is protected !!