Në një shkresë të komandantit dhe komisarit të Brigadës VIII Partizane dërguar nga Strugë në 11 gusht 1945, komandës së Divizionit VI në Ohër, raportohej se OZNA jo vetëm nuk u kishte dhënë ndihmat e duhura, por indirekt sabotonte punën e tyre; kërkonte të pengonte operacionit duke ndërmjetësuar për lirimin e të arrestuarëve. Gjithashtu kishte refuzuar të jepte ndihmën e dukur në kapjen e elementëve të dyshimtë, ose “reaksionarë” që ndodheshin në katundet e Nënprefekturës së Strugës.

error: Content is protected !!