Në Gostivar, Jugosllavia kishte ngritur një monument në kujtim të të rënëve serbë për themelimin e Jugosllavisë, me mbishkrimin serbisht (në shqip me këtë përmbajtje: 1912-1918 Themeluesve të Jugosllavisë të ramun në fushën e lirisë e të nderit Gostivaras, 27 gusht 1919, i rindrequn 1936 v.)

Më 28 maj 1942, Nënprefektura e Gostivarit i parashtronte Prefekturës së Dibrës së Madhe se e gjente oportune që në vendin e këtij monumenti të ngrihej një monument madhështor shqiptar me një shqiponjë dykrenare në majë dhe me këtë mbishkrim: “NË KUJTIM TË TË RANURVE DËSHMORË E TË MASAKRUEM PËR LIRINË E KËTYRE VENDEVE”.

Ky monument duhej të ngrihej në kujtim të të rënëve të vitit 1913 ku çetat shqiptare kanë ndjekur serbin duke luftuar trimërisht nën komëndën e disa komandantëve shqiptarë e sidomos të dëshmorit EMIN BEJ ÇELA.

error: Content is protected !!