Një pakicë e vogël e PKSH (PPSH-PS) kanë sunduar dhe vazhdojnë të kontrollojnë shtetin shqiptar që nga nëntori 1944.

Statistikat mbi përbërjen e kuadrit për vitin 1961, na njohin me të dhëna të hollësishme, ku numri i komunistëve në këto organe përbënte shumicën absolute.

Kështu, nga 156 kuadro të Prokurorisë 112 ishin komuniste dhe vetëm 44 pa parti, edhe këta në poste pa rëndësi.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga një efektiv prej 3041 persona 2646 ishin komunistë dhe vetëm 395 nuk ishin të tillë.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, nga një efektiv prej 5192 persona, 3440 ishin komunistë dhe 1752 jokomunistë.

Ministria e Drejtësisë, nga 107 kuadro, vetëm 7 ishin jo komunistë dhe 100 të tjerët komunistë.

Kështu ishin edhe në institucione të tjera. Duhet theksuar se ata ishin një pakicë shumë e vogël që përbënin dhe përbëjnë kastën e privilegjuar.

error: Content is protected !!