Në një letër që një nga krerët e Ballit në Skrapar, Sherfi Prishta, i dërgonte Zylyftar Veleshnjes, në 25 nëntor 1943, shprehej shqetësimi i ballistëve të Skraparit për të shmangur luftën civile. Po në të njëjtën datë, Sherif Prishta dhe Zenel Kalaja i dërgonin një letër tjetër, gjithë me të njëjtin shqetësim.

Më herët, komunistët e Skraparit u kishin kërkuar ballistëve të takoheshin, por më pas nuk e kishin mbajtur fjalën. Zylyftar Veleshnja i akuzonte ballistët se ishin milici naziste, por në letrën e tij, Sherif Prishta e kundershtonte duke i thënë se “unë jam shqiptar dhe luftoj për flamurin kuq e zi, se nuk jam milici naziste sikur se juve që ini milicia e Miladinit dhe Dushanit serb, por megjithë këtë këto janë llogari që puna dhe fakti do ti tregojë më vonë. Unë dëshiroj të takohemi gojë më gojë me juve për të biseduasr për të mirën e popullit të këtushëm…”

Komunistët e Skraparit, jo vetë që nuk pranuan bashkëpunim, por më vonë e vranë Sherif Prishtën dhe jo vetëm atë.

error: Content is protected !!