(Shkodër, 1855)

Një nga shkollat më të vjetra në Shqipëri ka qenë ajo e Fretënve, në Shkodër, që daton në vitin 1855. Në fillim pa pretendime cilësie, gradualisht e rriti nivelin, sido mos me subvencionet e Austrisë dhe donacionet e shqiptarëve të pasur.

Më 1902, drejtor u emërua At Gjergj Fishta, mbasi deri atëherë drejtorët ishin franceskanë me kombësi të huaj. Nën drejtimin e Fishtës, shkolla mori një drejtim krejt ndryshe: gjuha italisht u hoq fare; mësimet jepeshin në themel të ndiesive kombëtare.

Përveç klasave fillore i’u shtuan edhe klasat qytetëse sipas programit të shkollave të Austrisë. Iu dhanë gjallëri cfaqiet teatrore të cilat jepeshin gratis për të ngjallur në popull ndjesitë atdhetare. Numri i nxanësve arriti deri në 300.

Vetë qeveria turke e nderonte shkollën Fretnore, pse e shihte mirë se ishte e vetmja shkollë që ishte e lirë nga influencat e huaja.

Më 24 Mars 1912 shkollën e nderoje me vizitën e tij ministri i Puneve të Mbrendëshme të Perandorisë Osmane, i cili falënderoi mësuesit dhe nxënësit. Valiu i qytetit dhe komandanti i ushtrisë turke shpesh herë jepnin të holla “për me u ndihmuem nxansvet të vorfën të kësaj shkolle”.

______________

Për më tepër lexo: Karl Gurakuqi, Revista Diturija, janar 1928, nr. 3, f. 92-95.

error: Content is protected !!