Gazeta “Liri e Shqipërisë” që botohej në Sofie nga Kristo Luarasi, në gjashtëmujorin e parë të vitit 1912 botoi disa shkrime për gjendjen e Perandorinë Osmane dhe faktorët që ndikonin. Ajo fajësonte Donmet e Selanikut dhe turko-hebrenjtë si Omar Naçi beu, Fadil beu, Niazim beu e të tjerët, që kishin marrë në dorë ushtrinë dhe kishin shkaktuar luftëra brenda dhe jashtë perandorisë. Ja në formë të përmbledhur shkrimet e datës 15 dhe 22 janar dhe 26 qershor 1912:

TURQIA E SHKRETË DHE ÇIFUTËT
“Çifutët e Selanikut, që kur se muarw frenat e qeverisë turke në dorë të tyre, nuk i lanë gjë të keqe pa bërë kësaj së shkrete mbretërie. Bosnjën dhe Hercegovinën e shitën, Rumelinë e shitën, të katër milionë lirat që muarën nga këto shitje i përpinë. Sulltan Hamidin e kollofitën me gjithë ç’kishte sa dhe rrobat e trupit i përndanë në mes tyre, borxh nëpër Europë muarë aq sa nuk ngre më, buxhetin e Imperatorisë e thanë gjer në pikë të fundit.
Hekurudhat, lumenjtë, kënetat, mademet, pyjet, malet, aljerët (dera pa zot) gjymrykët dhe të gjitha gjërat që shiten, sa edhe kockat e të vdekurve në Jeruzalem, i shitën në vëllezërit e tyre, çifutët e Evropës. Për një copë bukë…
Po qëllimi i çifutëve nuk është vetëm për të grabitur Turqinë, më i madh qëllimi i tyre është për të shuar kombet e tjerë në Turqi e për të ngjallur në vend të tyre kombin çifut.
Dhe prandaj Jemenin e mbytën në gjak, turku dhe arabi,
Shqipërinë e dogjën anë e mbanë me topa dhe me fishekë edhe më në fund i lëshuan edhe kolerën. Anadolit ia shuan farën mashkull duke i marrë asqer gjithë meshkujt që më 20 vjet djalë deri më 60 vjet plak dhe duke i lënë këta asqerë të vdesin si qente në Jemen e Shqipëri nga kolera, malaria, nga të nxehtët, nga të ftohtët e nga të gjithë këqiat e dheut, kështu pra edhe të krishterët e Turqisë i arratisën nëpër kuretet duke i trembur me asqerllëk, me vrasje të fshehta, me tradhëtira, me të djegur dyqanet e shtëpitë, me të shara e me të rrahura, me të mos dhënë asnjë kollajllëk në punërat tregtare të tyre, e me të dhënë leje të ikin nga të duan pa teskere e pa pyetur. Po bëjnë sikur i ndjekin e si lanë të ikin e më tjetër anë nbyllin sytë e bëjnë sikur si shikojnë.
Çifutët e Selanikut, a më mirë turko-çifutët si Omar Naçi beu, Fadil beu, Niazim beu e të tjerët, që kur muarën frenë e ushtrisë turke në dorë edhe që kur vunë Mahmut Shefqet pashën (organ e tyre të fëlliqur) ministër lufte e të ushtrisë, nuk lanë të shkojë asnjë ditë pa bërë luftëra brenda në Turqi. Përveç luftërave që po bëjnë brenda në Imperatorit Ottomane, nuk lënë pa çpuarë edhe pushtete fqinjë, që si e si të ashpërsohen këta dhe të e të hapet ndonjë luftë me madhe, e kështu, me një anë vjedhin buxhetin e më një anë të rrëmbejnë duke u shitur vëndet e Turqisë atyre që bëjnë sikur luftojnë me ta; edhe më tjetër anë (ana më interesançime) të ngordhin në luftë e në zjarr ca qindra mijë turq e të krishterë që të hapet vënd për të ndenjur çifutët e dëbuar nga Evropa…
Në sinorët e Greqisë goditën oficerët e Donme kaq herë, në kufijtë e Bullgarisë ashtu, në të Malit të Zi ashtu, edhe në kufi të Persisë e të Rusisë. Edhe për se? për të vetmin shkak që si e si të zemërohen edhe Djajtë edhe Perënditë e ti hidhen së shkretës Turqi për gryke Haraç- mëzat na kanë nxjerrë çifutët e Selanikut. Edhe Abdyl Hamidi shiste, mirëpo ai shiste qumështin dhe leshtë e dhenve të tija, këta shesin dhe lëkurën tënë.

Shumë njerës i vështruan më parë e më mirë nga ne, edhe shumë veta deshën të flasin, po kur hapën gojën që të flasin atyre që ishin të poshtër ua zunë me argjend, dhe atyre që ishin të lartër ua zunë me koqe plumbi, me burg e me syrgjyn, me dënim me 101 mot, me gjyqin ushtarak, me të rrahura nëpër polikanate, me të futur spica në thonjtë e me shumë të këqia që as Krishti nuk i hoqi nga ky komb i mallkuar. Se mos Sulltan Abdyl Hamitin që e çkulë me gjithë rrënjë e me gjithë dembelitë e Jelldezit dhe e ngulë në Selanik në bodrum të çifutit Alatinit, nuk i pësoi gjithë këto se kuxoj të flasë? Apo do besojmë akoma ato fjalët që na thoshin çifutët se gjoja Abdyl Hamiti deshi të prishte Hyrietin? Duhet të quhemi shumë të butë po të besojmë se Hamiti bëri pas Hyrietit të qelbur, ndonjë faj të madh a maker të vogël. Abdyl Hamitnë e rrëzuan sepse jetë i zgjuar njeri dhe nuk do të mundnin çifutët ta vinin në gjumë duke dehur me raki rushi.
Ndë Turqi luftërat i hapin ata “që heqin për hunde sot kombësitë që ndodhen nën pushtetin otoman. Këta hajdutë të cilët muar në duart e tyre forcën e Hamidit, i hapën luftërat e para të shtonin harxhet e që ashtu të vidhnin të ardhurat nga xhelepet, të dhjetat, gjymbyreket, miliunet e Hamidit, më në fund edhe milionat që muarën huan nga çifutët e Allemanjes. Këto bënen që ditën që u deklarua kushtetuta e gjer më sot, vjedhje, ndjekje, vrasje, presje, luftë, zjarr, flakë e tym, gjak e psherëtima…
E kush i gatoj këto? Vetë ajo qeveria otomane me Xemietin kusar “Itihad dhe Tereki” dhe pse? Se duan të mallkuarit të rrëmbejnë të kenë për veten e tyre, pa zjarri le ti bjerë anembanë mbretërisë osmane.
Turqia këtë herë ka rënë ligsht. Këtë rrëzim që i bënë çifutët e Selanikut me fuqinë e zonëve Turqisë, as ato gjylet e Rusisë nuk patën të tillë fuqi që ta rrëzonin. Prandaj që të mos humbasim ne shqiptarët, si sëpata pa bisht, duhet të bashkohemi gjithë tok e të mburojmë të drejtat kombëtare.

———-

1.Gazeta “Liri e Shqipërisë”, Sofie, 15 janar 1912, f. 2; Turqia e shkretë dhe çifutët.
2.Liri e Shqipërisë, 22 janar 1912, f. 2.
3.Liri e Shqipërisë 26 qershor 1912, f. 2.

error: Content is protected !!