Më 23 korrik 1882, Kostandin Kristoforidhi, Halim Dalip beu nga Përmeti, Jani vreto, Pandeli Sotiri, naim Frashëri, Mehmet Frashëri, Nikollë S. Vasua, Thoma Dusha dhe Sami Frashëri, antarë të Shoqërisë së të shtypurit Shkronja Shqip në Konstandinopojë, i dërguan një letër Anastas Avramidhit, Vangjel Geços, Llazar Antonit, Thimi Markos dhe antarëve të tjerë të degës së Rumanisë të Shoqërisë së të shtypurit Shkronja Shqip. Letra bënte fjalë për shtypjen e Fjalorit shqip që do të punohej nga Kostandin Kristoforidhi, i cili do të përkthehej në katër gjuhë: shqip, italisht, greqisht dhe turqisht.
Shqiptarët e pasur të Rumanisë ishin ata që paguanin botimin e librave shqip, në mënyrë të veçantë të Naim Frashërit.