Me gjithë se Enver Hoxha ka dekada që ka vdekur, duhet pranuar se ende vazhdojnë praktikat enveriste jo vetëm në ushtrimin e pushtetit, por edhe në jetën ekonomike dhe social-kulturore të vendit. Kjo pasi që, ai e ndau përgjegjësinë e krimit jo vetëm me partinë e tij, por edhe me një pjesë të popullit që ushtroi terror kundër pjesës tjetër.
Ajo politikë kriminale mban gjallë ndarjen e shoqërisë sipas “parimeve” të luftës së klasës, ushqen urrejtjen kundër pjesës që e pësoi për dekada nga pjesa e kriminalizuar e popullit që mbështeti tiraninë.
Nuk ka ndodhur në asnjë vend, si në Shqipëri, që të afërmit e viktimave të komunizmit të mbështesin vrasësit e të afërmve të tyre!
Qëndrimi i kësaj pjese të shoqërisë ka sjellë rikthimin në pushtet të partisë së Enver Hoxhës dhe thellimin e krizës të shoqërisë shqiptare.
Kjo përçarje dhe shtypje do të vazhdojë deri atëherë kur të afërmit e të persekutuarëve ta kuptojnë se janë “pjesmarrës” në vrasjet e regjimit të Enver Hoxhës.
Ata duhet ta kenë të qartë se janë pengje të poshtërsisë dhe injorancës. Nëse këto vite, ata nuk do të mbështesnin partinë e Enver Hoxhës, enverizmi do të ishte i harruar në koshin e plehrave të historisë.