Kur jemi prishur politikisht me ta, kemi thënë se fajin e kanë pasur jugosllavët, pastaj sovjetikët, më pas kinezët. Mirëpo, referuar dokumenteve arkivore të PPSH, rezulton se komunistët shqiptarë kanë qenë më të ashpër kundër shqiptarëve, kundërshtarë apo indiferentë me ta.

Që në Konferencën I të Vendit të PKSH (Labinot, shtator 1943), të dërguarit e PKJ kanë qenë më të butë se komunistët shqiptarë. Kështu, Bllazho Jovanoviç, në diskutimin e tij tha:

“Në këtë mbledhje nuk keni qenë në naltësinë e duhur. Luftën nac-çl duhet me e ndje me seriozitet dhe me e konsiderue si shumë të komplikueme. Lufta n.çl asht e randë dhe do të kemi mjaft vështirësina. Vështirësinat që do të vijnë do të jenë shumë ma të mëdhaja. Duhet t’a dini mirë vijën e luftës Nac-Çl. Grumbullimi i masave. Partija nuk ndahet e largohet prej masave. Duhet t’i shmangeni luftës vëllavrasëse siç ndodh në Jugosllavi në mes të Mihailoviçit e fuqivë t’ona. Prej kësaj vështirë do të delte Partija jouaj e re. Që tani duhet të futeni tek ato masa ku nuk jeni futë deri tani e ndër ato masa që i ka gënjye fashizmi. S’duhet ta drejtojmë tehun e luftës kundra B.K (Ballit Kombëtar,- XH.S). S’duhet futë ballistat të gjithë në një kosh”. Nga procesverbali i Konferencës I të Vendit të PKSH (Labinot, shtator 1943).

error: Content is protected !!