Republika Popullore e Shqiperise

Kryeministria Tirane, me 20.II.1953

Nr. 180 Teper sekret, personale

GJITHE MINISTRIVE

BASHKIMIT QENDROR TE KOOPERATIVAVE TE KONSUMIT

ENTEVE DHE INSTITUCIONEVE AUTONOME QENDRORE GJITHE KOMITETEVE EKZEKUTIVE TE RRETHEVE

PER NJOFTIM : KOMITETIT QENDROR TE P.P.SH.

Permbajtje:

Mbi spastrimin e aparateve shteterore dhe ekonomike nga elementet e padeshirushem dhe armiq.

Nga analiza qe i kane here Keshilli i Ministarve dhe Komiteti Qendror i Partise, del se ne aparatet shteterore dhe ekonomike jane futur shume elemente te padeshirushem, me qendrim te keq politik, armiq te pushtetit popullor, te cilet e demtojne rende pushtetin popullor dhe ekonomine popullore me punen e tyre armiqesore. Udhezimet e Qeverise e Partise mbi spastrimin e aparateve shteterore dhe ekonomike, nga elementet e padeshirushem dhe armiq nuk jane vene ne zbatim sa duhet. Plenumi i 5 i K.Q. te Partise i mbajtur ne janar te ketij viti, e ka porositur ne menyre kategorike Keshillin e Ministrave qe te marri te gjitha masat praktike per te spastruar te gjithe aparatet shteterore dhe ekonomike nga elementet armiq.

Aparatet shteterore dhe ekonomike duhet te flakin jashte radheve te tyre elementet armiq pa hezitim. Ne aparatet tona shteterore dhe ekonomike duhet te punojne vetem elementet e paster patriote, te ndershem te cilet te jene ne gjendje me ne krye komunistet te mbrojne interesat e popullit, te punojne me vetmohim per ndertimin e socializmit dhe mbrojtjen e atdheut.

Per te ruajtur aparatet shteterore dhe ekonomike nga elementet armiq duhet te nisemi nga parimi qe me mire te sherbejne ne keto aparate njerez te thjeshte dhe me ndergjegje , te paster politikisht dhe te ndershem , njerez qe u dhimset pasuria e shtetit dhe punojne me vetmohim, sikur edhe te kufizuar qofshin aftesite e tyre profesionale, se sa elemente armiq te cilet ndoshta mund te hiqen si me te mesuar, por ne te vertete e demtojne pushtetin popullor dhe ekonomine popullore me punen e tyre armiqesore.

Per te zbatuar vendimet e qeverise e te Komitetit Qendror te Partise mbi spastrimin e aparateve shteterore dhe te ekonomike nga elementet e padeshirushem dhe armiq, japin ketu me poshte udhezimet e nevojeshme praktike.

I – .Cilet nuk mund te sherbejne ne aparatet shteterore dhe ekonomike

Ne aparatet shteterore dhe ekonomike, d.m.th. ne funksionet qe perfshihen ne organikat e aprovuara, ne te gjitha funksionet qe perfshihen ne keto organika, nuk mund te sherbejne personat qe nuk kane garancite politike si nga e kaluara e tyre e keqe ashtu edhe nga qendrimi i tyre i tashem i dyshimte dhe armiqesor. Spastrimi i aparateve shteterore dhe ekonomike nga elementet armiq duhet te behet sipas platformes se meposhtme:

A- Personal qe duhet te pushohen nga puna menjhere, e shumta deri ne daten 1 qershor 1953, sepse paraqesin rrezikshmeri te theksuar nga qendrimi i tyre armiqesor ne te kaluaren dhe nga qendrimi i tyre armiqesor sot, sic mund te jene:

1- Ata qe kane marre pjese ne lufte me arme ne dore kundra popullit gjate
luftes nacional-clirimtare qe jane gjakosur me popullin sepse kane marre
pjese ne vrasjen e partizaneve dhe te popullit, ne plackitje dhe djegje, pa
asnje perjashtim.

2- Ata te cileve u jane pushkatuar ose denuar rende me burgim njerezit e tyre
te afert nga pushteti yne, pervec rasteve te rralla kur personi ka dhene prova
te jashtezakoneshme personale per besnikeri ndaj popullit , kur ai eshte
treguar me fakte solidar me pushtetin popullor dhe kunder njerezve te tij te
pushkatuar ose te denuar me burgim prej nesh.

3- Ata qe kane qene tregetare te medhenj, pronare tokash dhe fabrikash te
cileve u jane konfiskuar pasurite e tyre dhe qendrimi i te cileve pas clirimit
te vendit nuk ka qene i mire. Nga kjo kategori mund te mbahen si nenpunes
ne funksione te parendesishme vetem persona te rralle , ne rast se ata kane
dhene prova besnikerie ndaj pushtetit, prova te pakundershtushme dhe te
jashtezakoneshme.

4- Ata qe kane familjaret e tyre te arratisur jashte shtetit si armiq te popullit .
Nga kjo kategori mund te mbahen si nepunesa vetem ata persona te rralle te
cilet i kane ckeputur me kohe marredheniet me familjaret e tyre qe jane
armiq te popullit, te cilet kane marre pjese ne lufte krahas okupatoreve dhe
tradhetareve dhe kane dhene prova besnikerie per pushtetin popullor.

5- Ata qe kane familjaret e tyre brenda shtetit te arratisur per faje politike dhe
ordinere me perjashtim te ndonje rasti te jashtezakonshem kur personi ne
fjale ka ckeputur krejtesisht marredheniet me familjaret e tij te arratisur ,
kur ai ka dhene prova te jashtezakonshme besnikerie ndaj pushtetit
popullor.

6- Ata qe kane qene denuar nga gjyqet tona per vjedhje , abuzim, demtim te
pasurise socialiste , por qe tash jane te lire, pa asnje perjashtim.

7- Ata qe kene qene denuar nga gjyqet tona per faje politike kunder pushtetit
popullor qe keshtu jane te lire, me perjashtim te ndonje personi i cili eshte
rehabilituar politikisht ne baze te qendrimit te tij politik dhe te nkontributit
qe mund te kete dhene ne favor te pushtetit popullor gjate kohes qe ka qene
ne burg ose mbas lirimit nga burgu. Keto do te ejne raste shume te rralla
dhe te kontrolluara mire.

8- Ata qe zhvillojne sot aktivitet armiqesor kundra pushtetit, kundrejt te cileve
ka dyshime te konkretizuara per lidhje me spiunazhet e huaja, me
diversantet dhe banditet, me organizatat tradhetare dhe te tjera pa
perjashtim.

9- Ata qe kane qene funksionare te larte te regjimit te kaluar si ministra,
n/ministra, prefekte, oficere te larte te gjindarmerise, federale te fashizmit,
nepunes te larte te ministrise se brendeshme, pa asnje perjashtim. Ne rast se
ndonje person i vecuar i kesaj kategorie ka dhene prova te
jashtezakoneshme besnikerie ndaj popullit qysh gjate luftes nacional-
clirimtare ai mund te mbahet ne pune, por vetem me aprovimin e Byrose
Politike te Komitetit Qendror te Partise.

10-Ata qe jane cilesuar kulake personalisht, ata qe kane jetuar me korrupsion , kontrabande, me matrapazlleqe, pa perjashtim.

B- Personal qe duhet te pushohen nga puna gradualisht e shumta gjer ne fund te vitit 1953 sic mund te jene:

1- te gjithe personat e kategorive qe u permenden ne piken A te kesaj
platforme, ne rast se zevendesimi i tyre me persona te tjere, me persona te
ndershem eshte absolutisht i pamundur brenda dates se caktuar ( 1 qershorit
) dhe ne rast se funksionet e tyre nuk mund te mbeten vakand. Keto duhet te
jene raste te rralla dhe te kontrolluar mire.

2- Ata qe kane qene tregetare te cfaredo kategorie ( te mesem, te vegjel,
matrapaze, xhambaze ) ne rast se nuk kane dhene prova besnikerie dhe
ndershmerie te mjafta ndaj pushtetit popullor.

3- Ata qe kane qene funksionare te mesem ne regjimet e kaluara si kryetar
bashkie, oficere te ushtrise dhe gjindarmerise e policise etj., anetare
komitetesh qarkore te organizatave politike reaksionare, nenprefekta etj.,
me perjashtim te rasteve kur personi ne fjale eshte penduar qysh gjate luftes
nacional-clirimtare, ka dhene prova besnikerie ndaj pushtetit popullor ka
dhene kontribut te dobishem per clirimin e vendit dhe ndertimin e
ekonomise popullore dhe kur nuk ka gjakosur duart kundra popullit.

4- Ata qe per nje aresye ose per nje tjeter paraqiten te dyshimte ( jane te
martuar me gra te huaja te shteteve armiq te cilet nuk kane garanci te
shendosha, persona qe kane kombesi te huaj sikur edhe te kene marre
nenshtetesine shqiptare por qe nuk kane dhene prova te jashtezakoneshme
besnikerie. Bijte e kulakeve mund te mbahen si nenpunesa vetem ne rast se
kane dhene prova te jashtezakoneshme besnikerie dhe kane keputur
definitivisht marredheniet e tyre me prinderit qe jane cilesuar kulake .

II – Per te bere spastrimin e aparateve nga elementet e padeshirueshem dhe armiq, sipas platformes se mesiperme, duhen mbajtur parasysh edhe sa me poshte:

1- Anetaret dhe kandidatet e partise, si dhe personat e tjere qe ndoshta s’jane ne parti por qe jane zgjedhur nga populli ne keshillat popullore nuk i nenshtrohen ketij spastrimi, mbasi per anetaret dhe kandidatet e partise eshte bere verifikimi i

dokumentave te partise dhe ato qe jane zgjedhur nga populli i jene neneshtruar verifikimit te biografise se tyre gjate fushates se zgjedhjeve….

2- Duhet patur kujdes te vecante ne shqyrtimin e rasteve te personave specialista si
doktore, agronome, inxhiniere, teknike te larte, profesore shkencash etj., Keta
specialiste, edhe ne rast se nuk i kane garancite politike plotesisht, mund te
qendrojne nepunesa shteterore, ekonomike dhe shkencore, perderisa nuk jane
duke kryer ndonje faj qe mund te denohet kryesisht por me keto kondita:

Te mos kete funksione drejtuese te rendesishme ne aparatin shteteror ose ekonomik ( ata nuk mund te jene drejtore, n/ministra, kryetar dege dhe te tjera, por mund te kene funksione thjeshtesisht profesionale; agronomi mund te sherbeje si agronom ne ferme, doktori mund te shernbeje si doktor ne spitale, inxhinieri mund te sherbeje si inxhinier, elektricisti si elektricist etj.

Udheheqja te mos mbylle syte kundrejt ketyre , por te kete te qarte biografine c qendrimin e tyre si ne te kaluaren ashtu edhe sot, te organizoje kontrollin e plote mbi punen e tyre, te verifikoje pa nderprerje punen e tyre, te mos ju besoje atyre gjera qe nuk duhet t’u besoje jashte funksioneve qe kane , t’i vere ne vende qe kane te bejne me profesionin e tyre, por qe jene te nje rendesie te te dores se dyte. Vendet kyce te prodhimit te ndertimit ose te sherbimit, ketyre personave , nuk mund t’u besohet. Ata ne do t’i mbajme ne punera per nje kohe te gjate , por ne punera te dores se dyte dhe duke i mbajtur ata kurdohere nen kontroll te rrepte.

3- Mund te ndodhe qe ne platformen e mesiperme te mos reflektohen te gjitha
rastet qe do te merren ne shqyrtim per efekt te spastrimit. Ata qe do te bejne
spastrimin duhet te kene parasysh se kjo platforme nuk mund te kurresesi qe te
perfshije te gjitha rastet, ajo vlen vetem si orientim per spastrimin. Ne cdo rast
duhet te shqiptohet duke u bazuar ne kete platforme dhe ne orientimin e
pergjithshem qe ka dhene partia per ruajtjen e aparatit shteteror dhe ekonomik nga
elementi armik. Per rastet e rralla qe mund te paraqiten te koklavitura, kur keto
urdhera quhen jo te njejta per te vendosur ne nje rast te tille, mund te kerkohet
skjarime ne instancat me te larta.

4-Procesi i spastrimit duhet te vazhdoje paralelisht si ne qender ashtu edhe ne periferi, ne te gjitha sektoret e shtetit dhe te ekonomise , ne te njejten kohe. Porse kujdes te vecante duhet te tregojne Ministria e Tregetise se Brendeshme, Bashkimi Qendror i Kooperativave te Konsumit, Ministria e Tregetise se Jashtme dhe Ministria e Financave, ku elementi i dyshimte dhe armik eshte me i shumte dhe me aktiv se kudo gjetke.

5- Procesit te spastrimit i nenshtrohen te gjitha ministrite, te gjitha ndermarrjet ekonomike te shtetit, te gjitha aparatet e kooperativave te shit-blerjes dhe te konsumit, te gjitha aparatet e enteve autonome shteterore per te gjitha funksionet qe nga sherbetori dhe gjer tek funksioni i n/ministrit duke perjashtuar kete te fundit. Procesi i spastrimit perfshin gjithashtu edhe te gjithe personelin teknik qe ka te beje me drejtimin ose montimin e maqinerise, sidomos ne industrite e reja. Duhet te nisemi nga parimi qe maqinerija duhet te jete ne duar te sigurta : nuk mund t’i besohet tezgjahu nje p.sh ballisti, nuk mund t’i besohet traktori nje ish federali te fashizmit ose centrali elektrik nje ish oficeri te gjindarmerise etj. etj.

6- Ata qe perjashrohen nga nga puna me rastin e spastrimit, nuk do te thote se ata nuk kane te drejte qe te punojne ne asnje pune tjeter. Nje qe hiqet nga nenpunesija e Ministrise ose e ndermarrjes ne rastin e spastrimit mund te punoje p. sh., kudo gjetke pervec ne aparatet shteterore dhe ekonomike qe kane organika te aprovuara , nuk mund te punoje si punetor thjeshte si murator, marangoz ; mund te punoje ne kanale ne rruge ne ndertime te cfaredollojshme, ne prerje drush me sharra, ne ngarkim – shkarkim ( por jo ne porte ), etj. Ata nuk mund te merren ne pune si shitesa nder dyqanet e shtetit ose te kooperativave si magaziniere etj.

III – Procedura qe do te ndiqet per spastrimin e aparateve shteterore dhe ekonomike.

Per te organizuar spastrimin e aparateve shtyeterore dhe ekonomike nga elementet armiq duhet te veprohet ne kete menyre:

1- Te formohen komisionet e spastrimit ne qender ne cdo ministri dhe institucion autonom qe i nenshtrohet spastrimit. Komisioni perbehet nga ministri ose zevendesi i tij i pare ( kryetar ) e kryetari i deges se kuadrit, sekretari i organizates baze dhe nje funksionar tjeter i larte dhe besnik ( anetar i kolegjiumit ose pergjegjes i organizates se bashkimeve profesionale ) dhe nje oficer i Drejtorise se sigurimit te shtetit. Ne menyre analoge formohen komisjonet edhe ne institucionet qendrore . Komisjoni do te shqyrtoje biografine dhe qendrimin politik te gjithe atyre qe i nenshtrohen shqyrtimit per spastrim dhe qe sherbejne ne dikasterin ose institucionin perkates si dhe drejtorite e ndermarrjeve ekonomike, personelin teknik kryesor ( agronome, ingjiniere, doktore, profesor ) te enteve vartese. Komisioni vendos kolegjalisht. Pergatitjet e punes se komisjonit i ben dega e kuadrit.

2- Te formohen komisionet e spastrimit ne periferi ne cdo ndermarrje ekonomike dhe prane cdo komiteti ekzekutiv te rrethit. Komisjoni i spastrimit te ndermarrjes perbehet nga drejtori indermarrjes ( kryetar ) , pergjegjesi i kuadrit, pergjegjesi i bashkimeve profesionale, sekretari i organizates baze dhe nje oficer i Deges se Brendeshme te Rrethit. Edhe prane Komitetit ekzekutiv te rrethit komisjoni i spastrimit te formohet ne menyre analloge sikurse ne ndermarrje. Atje ku disa ndermarrje formojne nje kombinat ( kombinati i tekstilit etj. ) nuk formohet komisjon per cdo ndermarrje vecas , por formohet komisjon i kombinatit ne menyre analloge sikurse ne ndermarrjet autonome dhe ne krye te ketij komisjoni qendron drejtori i kombinatit ose zevendesi i tij qe merret me kuadrin. Ne komisjonet e kombinateve si anetar i rregullt ben pjese sekretari i organizates baze ose grup organizates baze te ndermarrjes kur eshte puna per te shqyrtuar ceshtjen e nje kuadri te nje ndermarrje qe varet nga kombinati.

Komisjoni i spastrimit ne ndermarrje ( kombinat ) shqyrton biogarfite dhe qendrimin e te gjithe nenpunesave te ndermarrjes ose kombinatit qe i nenshtrohen spastrimit. Komisjoni i Komitetit ekzekutiv te rrethit merr ne shqyrtim biografite dhe qendrimin e te gjithe e nenpunesave dhe teknikeve qe i nenshtrohen spastrimit dhe qe punojne ne juridiksionin e rrethit, si prane komitetit ekzekutiv te lokalitetit, prane komitetit ekzekutiv te rrethit, prane ndermarrjeve lokale etj. Komisjoni i Komitetit Ekzekutiv te rrethit nuk merret me shqyrtimin e spastrimit ne ndermarrjet nacionale qe varen nga qendra.

3- Komisjonet e spstrimit do te veprojne ne kete menyre:

a- Do te studjojne biografine, flete- anketen dhe kaarkteristikat dhe informatat plotesonjese ekzistuese per cdo person qe i neshtrohet spastrimit. Ne rast se nje person i caktuar nuk ka ne dosjet e deges se kuadrit te dhena te plota mbi te kaluaren dhe qendrimin e tij te tashem keto te dhena plotesohen me nje here duke i kerkuar zyrtarisht personit ne fjale qe te plotesoje flete- anketen perkatese, te shkruaj autobiografine te paraqesi deklarata miresjellje nga persona qe e njohin ne te kaluaren e tij, marrin informata me anen e organeve te Ministrise se Puneve te Brendeshme, etj.

b- Dega e kuadrit, para se te mblidhet komisioni, ben permbledhejn e karakteristikave te shkurtera te personave qe do te merren me shqyrtimin ne mbledhejn e afert te komisjonit, keto karakteristika i shkruan ne aq kopje prej sa personash perbehet komisjoni dhe ua dorezon anatareve te komisjonit tri dite para se te behet mbledhja. Kur mblidhet komisioni secili cfaq mendimin e tij mbi personat qe merren ne shqyrtim. Venduimi i komisjonit firmoset nga te gjithe anetaret prezent. Materiali i punes se komisionit eshte sekret.

c- Vendimi i komisjonit qendror te spastrimit i paraqitet ministrit ( kur ky nuk kryeson drejt per drejt komisjonin ) i cili vendos definitivisht per perjashtimin ose jo nga puna te atyre personave qe jane ne nomenklaturen e tij ndersa per ata qe jane ne nomenklaturen e Komitetit Qendror vendimin ia percjell Komitetit Qendror per aprovim.

ç- Vendimi i komisjonit te rrethit ose tee ndermarrjes ( kombinatit ) i paraqitet ministrit per aprovim per personat qe jane ne nomenklaturen e ministrit ndersa per ata qe jane ne nomenklaturen e Komitetit Qendror ceshtja i paraqitet Komitetit Qendror nepermjet ministrit perkates per aprovim.

d- Personi qe perjashtohet nga puna per efekt te spastrimit flitet nga pergjegjesi i kuadrit te organit ose entit ku ben pjese dhe i komunikohet pushimi nga puna per aresye shkurtim kuadri ; pa i dhene asnje spjegim tjeter pa i leshuar asnje dokument ne dore. Kur nje person pushohet nga puna per efekt te spastrimit, pergjegjesi i kuadrit te institucionit perkates njofton me nje here brenda dites zyrtarisht degen e Puneve te Brendeshme te rrethit ku ndodhet institucioni ose ndermarrja duke shenuar edhe aresyet e pushimit shkurtimisht, me shkrim.

IV- Organizimi i kontrollit per te mos lejuar qe te futen ne aparatet shteterore dhe ekonomike elementet armiq.

– Per te mos lejuar qe te futen ose te rifuten elementet e padeshirueshem dhe armiq ne aparatet tona shteterore duhet te veprohet ne kete menyre:

1- Kur merret nje nenpunes ose tekni ne pune ( eshte fjala per nenpunesit qe te perfshihen ne funksionet shteterore dhe ekonomike te caktuara ne organika si edhe per tekniket qe kane maqineri ne dore, me pare se te futet ne pune i kerkohet te plotesoje dokumentat perkatese flete-anketen, autobiografine, deklaratat e miresjelljes nga organet e pushtetit lokal ( lokalitetet, rreth, lagje ), leter njoftim si edhe deklarata mire sjellje nga institucione ku ka punuar me pare ( ne rast se ka qene me pare ne marredhenie pune me shtetin ). Mbasi i ploteson keto dokumenta, ceshtja e ketij shqyrtohet nga dega e kuadrit sipas udhezimeve qe ka leshuar Komiteti Qendror i P.P.Sh. mbi zgjedhjet dhe vendosjen e kuadrit.

2- Sado qe dokumentet e personit qe merret ne pune rishtaz sic u tha ketu si per te pakten te jete ne rregull nga ana formale, dega e kuadrit , para se t’i percjelle ministrit per aprovim, drejtori i nderrmarrjes pyet Kryetarin e Komitetit ekzekutiv te rrethit ( te rrethit ku ndodhet ndermarrja ose institucioni ) ne se personi ne fjale figuron ne shenimet e kryetarit te komitetit ekzekutiv si i perjashtuar nga puna per qendrim te keq politik ndonjehere nga ndonje rreth cfaredo te republikes. Kryetari i komitetit ekzekutiv te rrethit eshte ne gjendje t’i pergjigjet kesaj pyetje sepse ai eshte informuar rregullisht per te gjithe personat e perjashtuar nga puna per qendrim te keq politik, nepermjet Deges se Puneve te Brendeshme te rrethit e cila ka listen komplet te te gjithe personave te perjashtuar per efekt te spastrimit ne te gjithe Republiken. Ne rast se personi ne fjale figuron se ka qene perjashtuar nga puna per efekt te spastrimit , ai nuk mund te merret ne pune per funksionet shteterore ose ekonomike qe perfshijne organikat ose ne funksionet e rendesishme te prodhimit si drejtues maqinerije, por mund te futet ne cfaredo pune tjeter sic u tha me lart. Duhet te jete e kjarte per te gjithe pergjegjesit se kur merret ne pune nje person te perjashtuar nga aparatet shteterore dhe ekonomike si armik dhe e vendos ate ne funksione dhe punera ne kundershtim me kete udhezim , ai pergjegjes kushdo qofte qofte ka bere krim kundrejt pushtetit dhe kundrejt tij do te merren masa penale.

V-Rehabilitimi i atyre qe perjashtohen nga puna per efekt te spastrimit:

Nje pjese e atyre qe perjashtohen nga puna per qendrim te keq politik, disa prej tyre, ata me pak te rrezikshmit , me kohe, nga puna edukative e partise mund edhe te rehabilitohen. Per t’u rihabilituar, ata duhet te japin prova konkrete per qendrim te mire politik , per besnikeri ndaj pushtetit per pune te mire ne favor te pushtetit popullor ose te ndertimit te ekonomise popullore, ose ne luften kunder armiqve te popullit. Ne rast se dikush prej tyre i ka dhene keto prova ai mund te rihabilitohet.

Rihabilitimi i ketyre personave eshte ne kompetencen e kryetarit te komitetit ekzekutiv te rrethit duke u bezuar ne te dhenat qe ka nga partia, nga organet mvartese dhe nga organet e puneve te brendeshme, mund te vendosi rihabilitimin e nje personi , duke i leshuar ketij nje deklarate qe te vertetoje provat qe ka dhene ne favor te pushtetit. Kjo deklarate i vlen personit te interesuar per t’u rimarre ne pune ne aparatet shteterore ose ekonomike. Kur kryetari i komitetit ekzekutiv te rrethit rehabiliton nje person te tille, ai menjehere njofton Degen e Puneve te Brendeshme te rrethit mbi kete gje. Vetekuptohet se rastet e tilla nuk do te jene te shumta dhe kryetaret e komiteteve ekzekutive te rretheve duhet te marrin te gjitha pergjegjesite per ata qe rihabilitojne.

VI- Çeshtja e spastrimit te aparateve shteterore dhe ekonomike duhet te merret me seriozitetin me te madh nga te gjithe Ministrat dhe drejtonjesit e institucioneve qendrore dhe ekonomike. Ata duhet te kuptojne se armiqte e klases kane gjetur vend ne aparatet tona dhe po na demtojne rende, se lufta e klases ne aparatet shteterore dhe ne sektorin ekonomik, duke mbajtur armiqte e klases ne keto aparate nuk mund te zhvillohet ne favorin e pushtetit poipullor dhe te ekonomise popullore. Ata duhet te kuptojne se spastrimi qe do te bejne ka lidhje me fatin e pushtetit popullor , me fatin e ndertimit te socializmit ne vendin tone. Ata duhet te punojne qe qe te ngrehin ne lartesine e duhur vigjelencen revolucionare te gjithe punonjesve qe varen nga ata per te ruajtur pushtetin dhe ekonomine popullore nga puna e armikut. Duhet te behet e kjarte per te gjithe punonjesit se sado i plote qe te jete spastrimi i aparateve shteterore dhe ekonomike nga elmentet armiq, puna e armilkut nuk do te zhduket ne keto aparate dhe ne ekonomine popullore per deri sa ekziston rrethimi kapitalist i vendit tone. spastrimi i aparateve nuk duhet te sjelle ne asnje menyre uljen e vigjelences dhe fjetjen e mendjes te punonjesve dhe kuadrove tona ndaj punes se armikut. Ne te kunderten ky spastrim duhet te vleje per t’a ngritur ne nje shkalle me te larte vigjelencen revolucionare kunder punes armiqesore, ndene cfaredo forme qofte kjo.

Me te marre kete udhezim ministrat dhe pergjegjesit e institucioneve qendrore duhet ta shqyrtojne ceshtjen menjehere ne kolegjumet e tyre dhe te organizojne punen mire dhe shpejt ne kete drejtim. Ata duhet te kuptojne pergjegjesine e tyre te madhe ndaj popullit dhe partise ne lidhje me kete ceshtje. Ata duhet te kuptojne se qeverija dhe Komiteti Qendror do te jene shume te rrepte kundrejt atyre qe do te neglizhojne persa i perket spastrimit te aparateve qe mvaren prej tyre dhe disiplines se rrepte qe ata duhet te vendosin per te mbajtur paster aparatet e tyre nga elementet armiq.

Ministria e Kontrollit te Shtetit duhet te kontrolloje nga koha ne kohe punen e komisjoneve te spastrimit dhe te njoftojne me kohe qeverine per konstatimet e veta. Ministrat dhe drejtuesit e institucioneve qendrore duhet te njoftojne nga koha ne kohe te pakten nje here ne cdo dy muaj qeverine mbi punen e spastrimit me shkrese te vecante.

Te gjitha udhezimet e mepareshme te elshuara ne lidhje me spastrimin e aparateve shteterore dhe ekonomike nga elementi armik , te cilet mund te jene ne kundershtim me kete udhezim, anullohen.

Kryetari i Keshillit te Ministrave te R.P.Sh.

( Enver Hoxha )

__________

AQSh, fondi 890, viti 1953, dosja 85, f. 1- 12.

error: Content is protected !!