Në përkujtimin e viktimave të Holokaustit (27 janar), pati mjaft aktivitete dhe shkrime që i kushtoheshin shpëtimit të hebrejve nga shqiptarët gjatë Luftës së II Botërore, por të tërheq vëmendjen fakti se nuk thuhet asnjë fjalë për rolin e qeverive shqiptare të kohës. Sipas dokumentacionit arkivor, një rol të veçantë në shpëtimin e hebrejve kanë luajtur qeveritë, që nga ajo e Mustafa Krujës, Mehdi Frashërit e deri tek e Ibrahim Biçakut, dhe në mënyrë të veçantë ministrat e Brendshëm, që nga Kol Bib Miraka, deri tek Xhaferr Deva.
-Midis shumë dokumentave që vërtetojnë mbrojtjen e hebrejve, është edhe shkresa nr. 1833/B/6 Prot., datë 2 qershor 1942, e konsullit të përgjithshëm të Italisë në Shqipëri, Giuzeppe Volante, drejtuar ministrit të Brendëshëm, ku pasi theksonte se në Berat ishin përqëndruar afro 100 hebrej të konfirmuar politik të cilët ‟zhvillojnë propagandë aktive kundër Boshtit….”, e informonte se ata ‟…janë të protegjuar nga kuestura dhe nga Prefektura të vendit, për të cilat ka dyshim që të jenë italofobë dhe në marrëveshje të fshehtë me elementa rebela dhe ekstremistë”.

Dihet, ministri e injoroi konsullin dhe asnjë hebre nuk u lëndua.
-Mbase do të ishte e kuptueshme që qarqet politike të majta, apo edhe Misioni i Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së, të mos i përmendin pasi që do të binin akuzat që u kanë bërë si ‟kolaboracionistë″, por nuk eshte e drejtë.

error: Content is protected !!